Festat e Nëntorit, AK: Kundër ndarjes politike për festat kombëtare

Lëvizja Aleanca Kuq e Zi ka ndërmarrë sot një tjetër aksion në qytetin e Vlorës. AK ka ngritur një komision për organizimin e festave të Nëntorit, të cilit i janë bashkuar edhe dhjetëra organizata të tjera. Sic deklaron kjo lëvizje, në organizimin e këtyre festave kombëtare nuk pranohet ndarja politike.
Politika shqiptare në vite ka festuar e ndarë “28 Nëntorin” dhe festën e Clirimit. Përfaqësuesit e së djathtës bashkë me festën e Pavarësisë përkujtojnë edhe festën e Clirimit të Shqipërisë, ndërsa për të majtët këto dy festa janë të ndara.
Aleanca Kuq e Zi është shprehur sot kundër këtyre ndarjeve, ndërsa ftoi popullin shqiptar të mblidhet i gjithi në sheshin e Flamurit në Vlorë, më 26 Nëntor për të festuar.
“I bëjmë apel qytetarëve të jenë më 26 nëntor të gjithë në sheshin e Flamurit. Një flamur gjigand Kuq e Zi do mbulojë gjithë sheshin. Kjo është festa e patriotëve, jo e politikanëve. Le t’i bashkojë flamuri Kuq e Zi të gjithë faktorët”, thuhet në deklaratën e AK.
Balkanweb.com
Add new comment