Donald Lu: Ka kandidatë të inkriminuar, po diskutojmë me udhëheqësit politikë

Postuar në 27 Prill, 2015 05:32

Vetëm 5 ditë përpara mbylljes së afatit zyrtar të regjistrimit të kandidatëve të partive politike për zgjedhjet e 21 Qershorit, Ambasada Amerikane bën deklaratën e fortë: në listat e partive ka persona me të kaluar të mundshme kriminale. 

Përkundër përpjekjes për një shqipe korrekte, ambasadori amerikan nuk bëri asnjë përpjekje që këtë ta thotë në gjuhën diplomatike, por zgjodhi gjuhën e drejtpërdrejtë për të bërë pohimin: “Në listat e kandidatëve ka persona me një të kaluar të dyshuar kriminale, për të cilët jemi në diskutime me udhëheqësit politikë në vend. Nxisim gazetarët, shoqërinë civile dhe qytetarët të kërkojnë që politikanët të përmbushin standardet më të larta etike”. 

Selia diplomatike e Uashingtonit në Tiranë ka kaluar në sitë të gjithë kandidaturat e propozuara nga partitë politike, për aktivitete kriminale të mundshme të tyre brenda dhe jashtë vendit. 

Thënë këtë, ambasadori ndau kënaqësinë e përzgjedhjes së kandidateve femra, të afta sipas tij për postet që do të garojnë. Donald Lu u bëri apel shqiptarëve të marrin pjesë në zgjedhje, si mënyrë për të ndryshuar politikën.
 
Qeveria amerikane ka ofruar për këto zgjedhje 625 mijë dollarë për të mbështetur shoqërinë civile për zgjedhje të lira e të ndershme në vend. Megjithë monitorimin e lartë ndërkombëtar, diplomati amerikan deklaroi se janë shqiptarët ata që do të vendosin nëse zgjedhjet do të jenë apo jo të tilla. 

/ Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.