Cencusi nis sot, Pollo: T'i lëmë thirrjet e tepruara

Postuar në 01 Tetor, 2011 03:22

I shumëdebatuar për shkak të kundërshtimeve që hasi, por qeveria është e vendosur që sot të nisë procesin e regjistrimit të popullsisë në mbarë vendin.
Edhe pse 1 tetori i takon ditë e shtunë, pra ditë pushimi zyrtar për administratën, 15.000 regjistruesit zyrtarë, të trajnuar nga Instituti i Statistikave, do të trokasin në dyert e shqiptarëve për të filluar procesin e regjistrimit. Procesi do të zgjasë deri më 21 tetor.

Ndërsa ministri i Inovacionit, njëkohësisht kryetrari i Komisionit Qendror të Cencusit, Genc Pollo i bëri dje apel qytetarëve të marrin pjesë në këtë proces duke i kërkuar qytetarëve të anashkalojnë thirrjet kundër këtij procesi.

Është rasti për të theksuar rëndësinë e këtij procesi, dhe të dhënave që do mblidhen për të njohur dhe për të ndërtuar politikat dhe marrë vendimet tona në nivel qeveria vendore, lokale. I bëj apel të gjithë qytetarëve, për të dhënë informatat e veta duke dhënë një kontribut për vendin familjen, në mënyrë që tëkemi rezultate të sakta, të besueshme, pasi në të gjitha nivelet e vendimmarrjes do të kemi një mundësi më shumë dhe një instrument më shumë për të përmirësuar jetën tonë.”- deklaroi Pollo.

“Nëse kemi patur një debat dhe disa thirrje të tepruara, sot është momenti t’i lëmë pas këto çasje e të bashkëpunojmë të tërë në këtë proces madhor. Kërkoj bashkëpunim nga të gjithë sepse është një detyrim dhe një kontribut që gjithsecili jep për veten e tij” - nënvizoi më tej ministri i Inovacionit.

CENSUSI, AK KUNDER
Shqiptarëve do tu kërkohen të gjitha të dhënat e tyre, përfshi dhe kombësinë dhe besimin fetar, dy çështje mjaft të debatuara jo politikisht, por publikisht nga shoqëria civile, e pikërisht nga Aleanca Kuqezi, që aktualisht drejtohet nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.
Sipas INSTAT-it, përkatësia etnike dhe ajo e besimit mbetet në dëshirën e deklaruesit ta bëjë të njohur apo jo, pra nuk është detyrim. Ndërsa Aleanca kërkon që këto dy pika të mos plotësohen nga shqiptarët, pasi do të ketë manipulime dhe të dhëna jo të sakta sa i takon numrit të minoritetit grek apo sllav në Shqipëri, të dhëna që mund të manipulohen edhe me gjendjen civile.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” aktivisti kryesor, pas Kreshnik Spahiut, i Aleancës Kuqezi, Endri Shabani, shpjegon faktin se pse është rrezik për kombin numërimi i shqiptarëve mbi bazë etnie dhe fetare. Sa i takon deklarimit të besimit fetar, këtë shumë mirë, sipas Shabanit, mund ta bëjnë vetë besimet fetare në vend, pasi shteti në Kushtetutë është i përcaktuar si laik. Ndërsa sa i takon etnisë, ajo nuk është e nevojshme të bëhet, pasi regjistri i Gjendjes Civile e përcakton qartë etninë e shqiptarëve. Ai dyshon se pikërisht për etninë, të dhënat nuk do të jenë të sakta dhe sipas tij, nuk do të jetë "fundi i manipulimit, por fillimi i degradimit".

Marrë nga balkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.