BE arrin marrëveshje, "prerje" 50% e borxhit të Greqisë

Postuar në 27 Tetor, 2011 02:04

Arrihet më në fund pas orësh të tëra negociatash të vështira marrëveshja Merkel-Sarkozi dhe përfaqësuesve të bankave për prerjen në masën 50% të borxhit grek, përkatësisht me 100 miliardë Euro. Sipas njoftimeve, liderët evropianë ishin të detyruar të hedhin në tryezë letrën kërcënuese të falimentimit grek, në mënyrë që të bindnin anën tjetër.
Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy tha se marrëveshja bën të mundur për të reduktuar borxhin e Greqisë në 120% të GDP-së të saj deri në vitin 2020.
Gjatë konsultimeve të natës së kaluar, liderët e eurozonës kanë rënë dakort në parim të rritet në 1 trilion euro fondi për shpëtimin. Aktualisht fondi është 440 miliard euro, fuqizimi i tij për t’i bërë ballë rrezikut të përhapjes së krizës në Itali dhe Spanjë, por detajet do të vendosen në një mbledhje të Eurogroupit muajin e ardhshëm, ku do të shqyrtohet edhe mekanizmi i bashkëpunimit me FMN.
Thuhet se për çështjen e ndjeshme të mbikqyrjes në Greqi, kërkuar nga gjermanët, do të ketë një formulimin e kujdesshëm
"mbështetje teknike", dhe vihet në dukje se aplikimi do të bazohet në qeverinë greke.
Nga ana e tij presidenti francez, tha se vendi i tij dëshironte të shmangej drama e një falimentimi grek dhe të kërkonte një fond mbështetës operativ, rezultat që doli nga negociatat.
Kancelarja gjermane deklaroi se Euro qëndroi në "lartësinë e pritshme” dhe se "bëmë atë që duhej për euron", duke rënë dakord për një program masiv për të luftuar krizën e borxhit.
Autoriteti Bankar Evropian (EBA) ka llogaritur se ka nevojë për rikapitalizimin e bankave evropiane në rreth 106.400.000.000, nga të cilat 30 miliard është e destinuar për nevojat e bankave greke.

Balkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.