Babai i Demirajt: Policia nuk dha ndihmën e parë për djalin, Arbrin.

Postuar në 09 Dhjetor, 2014 03:21

Skënder Demiraj, babai i Arbër Demiraj personit që sipas prokurorisë së Tiranës u vra nga Kostandin Xhuvani, i ka dërguar një “Memo”, Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha, duke i kërkuar që ta sqarojnë plotësisht lidhur me mënyrën se si ka ndodhur vrasja e të birit.

Sipas tij, djali Arbër Demiraj nuk ka pasur pistoletë me vete, por arma e dytë mund të ketë qënë e Erald Sidës.

Ndërkohë që në “Memo” evidentohen dhe shumë shkelje të tjera që janë kryer nga oficerët e policisë, duke filluar që nga mosdhënia e ndihmës së parë për të birin, duke e lenë për shumë kohë të gjakosur në makinë, dhe deri tek mungesa e mbledhjes së provave dhe pyetjes së vetë anëtarëve të familjes së viktimave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.