Akuzat, Gjinushi i përgjigjet Braces: Mblidhe mendjen!

Pas Paskal Milos, edhe Skënder Gjinushi i PDS-së, ka lëshua lëshuar deklarata të ashpra ndaj deputetit socialist Erjon Braçe, i cili një ditë më parë i akuzoi aleatëte PS se përfundimisht mund të quhen "pazarxhinj".
Socialdemokrati, Gjinushi në një prononcim për "Gazeta Shqiptare" u shpreh dje se "reagimi im është ky: Erjon Braçe mblidhe mirë mendjen". Duke i vlerësuar si jo të drejta deklaratat e deputetit socialist, Gjinushi nuk ka dashur të vijojë më tej konfliktet me një prej drejtuesit e partisë së madhe aleate.
Një ditë më parë, nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe akuzoi aleatët e PS-së, për humbjet e opozitës në 11 këshilla të qarqeve. Pas humbjes së qarkut të Vlorës, deputeti Erjon Braçe ka shkruar në faqen e tij personale në Facebook "Përfundimisht, ne nuk kemi aleatë, por pazarxhinj; njëherësh dhe kryetarë të partive aleate, që nuk kanë më ndikim mbi njerëzit e tyre". "Nga Saranda, ku nisi dy muaj më parë deri sot (dje), në Vlorë, na kanë shitur: Këshilltarët e PDK-së, të PSD-së, të PDS-së, të PUK-së, të PSV 91, të PBDNJ-së", shkruan më tej, deputeti i PS-së..
Balkanweb.com
Add new comment