AK, nënave: Mësoni fëmijët që Shqipëria bëhet

Postuar në 18 Nëntor, 2011 06:59

Pas forumit rinor, tashmë edhe aleanca e vajza dhe grave Kuq e Zi.  Aleanca ka njoftuar strukturën e vet më te re me kryetare të përkohshme Florentina Xhekën, e cila sipas AK është një  personalitet i njohur në botën e biznesit.

Në një prononcim për mediat, AK bën me dije se synon depolitizimin e familjeve dhe shoqërisë shqiptare. “Kuqezinjtë janë ndryshe nga forumet e partive politike”- thonë përfaqësues të AK.

Sipas tyre, aleanca u drejtohet me apel nënave dhe grave shqiptare të jenë këmbëngulëse në edukimin e fëmijëve. “Mësojuni fëmijëve që Shqipëria mund të bëhet. Nënat emigrante tu mësojnë fëmijëve shqip”- thonë më tej përfaqësuesit e AK.

Panorama

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

<p>Ja pra dhe nje vertetim perfundimtar per perkatesine turkoshake te aleances. Vetem turkoshaket i kane te gjitha gjerat te ndara ndermjet sekseve. Vetem ne Shqiperi per cdo parti, per çdo shoqate, per çdo organizate, ekziston edhe ajo analogja e grave. Partia demokratike ka shoqaten e gruas demokratike, partia socialiste ka shoqaten e gruas socialiste, shoqata e te persekutuarve ka dhe shoqaten e grave te persekutuara dhe deri ne fund te gjitha keshtu. Keshtu ka qene e keshtu do mbetet. Kjo tregon qarte se si shikohet gruaja dhe vendi i saj ne shoqerine shqiptare. Me e bukura eshte se jo vetem turkoshaket meshkuj, po edhe vete keto turkoshaket e mjera, nuk arrijne ta kuptojne denigrimin qe u behet ne kete shoqeri.</p>

Submitted by po sikur (not verified) on

<p>i uroj akz te behet forca kryesore ne shqiperi.sa per ciraket e bollanos ,ata perpiqen ta luftojne se e kuptojne qe me ne fund ne shqiperi po lind nje force qe mbron interesat e shqiptareve.me pd-ne dhe ps-ne&nbsp; jane te kenaqur se gjithcka deshen e moren ,qe nga deti te varrezat ,shkollat,rregjistrimin,dhe sipermarrjet fitimprurese shqiptare.po u shtrengohet laku esat toptaneve qe qeverisin shqiperine dhe miqve te tyre serbo-grek</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.