“Hakmarrja” e Bashës gjobit autobusët e “Bunk’Art”

Bashkia e Tiranës ka vendosur që të gjobisë autobusët që çojnë njerëzit për të vizituar bunkerin antibërthamor të hapur pak ditë më parë nga ana e qeverisë. Sipas bashkisë, këta autobusë nuk kanë marrë leje, edhe pse tashmë funksionojnë si një linjë e rregullt transporti.
Këta autobusë bëjnë linjën drejt Shish-Tufinës me orare fikse 09:00, 10:00, 11:00 dhe deri në 13:00, ndërsa nisja e fundit nga bunkeri për në stacionin në Tiranë pranë Muzeut Kombëtar bëhet në orën 16:00.
Megjithatë, pavarësisht gjobave, këta autobusë kanë vazhduar veprimtarinë e tyre.
Demokratët dhe kreu i tyre, Lulzim Basha, nuk e kanë pritur mirë hapjen e këtij bunkeri.
Ata thonë se ai është një muze për Enver Hoxhën.
Dhe, duket se Basha e ka gjetur mënyrën për të tentuar që të pengojë shkuarjen e njerëzve në këtë bunker, edhe pse autobusët vazhdojnë të lëvizin, pavarësisht gjobave.
Add new comment