‘Maxhoranca e ka lënë Shqipërinë pa kufij zyrtarë’

Postuar në 27 Tetor, 2011 13:08

Kuvendi i Shqipërisë nuk mundi të miratonte as në seancën e ditës së sotme ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash. Opozita, pavarësisht thirrjes së kryetares së Kuvendit për të miratuar ligjet, nuk dha votën e saj.

Në fjalën e tij në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, mungesën e votës, deputeti Ilir Gjoni tha se opozita kërkon ligje të qëndrueshme dhe jo me arna siç na keni prurë për shembulli Kodin detar.

Gjoni akuzoi maxhorancën se e ka lënë Shqipërinë pa kufij, edhe pse po i afrohemi 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar.

“Kjo maxhorancë që ta dini, sot që jemi në prag të 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar e ka lënë Shqipërinë pa kufij. Po, po pa kufij pasi me ligjin e miratuar në 2008 ata jo vetëm kanë shfuqizuar ligjin e 2001 por madje kanë shkuar deri atje sa të shfuqizojnë edhe Protokollin e Firences të 27 Janarit 1925.

Në rendin e ditës të seancës se sotme të Kuvendit ishin futur për votim projektligjet për Kodet, që u shtynë disa herë për shkak të mungesës së dakortësisë nga ana e opozitës, e cila refuzoi votimin e tyre.

Kështu sot në seancë pritej votimi i projektligjit “Për disa ndryshime she shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”; “Për një ndryshim në ligjin nr. 9251, datë 8.7.2004 “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë” qe kerkojne 84 vota.

Gjithashtu në rendin e ditës ishin përfshire edhe projekligjet që u mbartën nga seanca e shkuar dhe nuk gjetën miratim. Votimi “Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative” dhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.