Qeni le të lehë, dosja shkon për Lart. Nuk kemi parë gjë akoma!

Postuar në 29 Dhjetor, 2025 01:59

Kryeministri Edi Rama nuk mungoi dje të fliste për skandalin e AKSHI-t duke akuzuar mediat dhe politikën për keqpërdorim. Për z. Rama akuza e ngritur është e hatashme, por nuk u shty më tej ndaj prokurorisë. 

E teksa ka mbrojtur revolucionin digjital që sipas tij ështē i pamohueshëm, z. Rama nuk u ndal për asnjë çast te fakti i dokumentuar me dëshmi të rrëmbimit të një biznesmeni. Asnjë fjalë për këtë fakt, as për faturimet e miliona eurove nga kompania fantazmë e ish-koordinatorit kundër korrupsionit Ergys Agasi, edhe këto të arsyetuara në dosje. Arsyet dihen dhe mund të merren me mend fare lehtë. Qeni le të lehë, dosja ecën para dhe lart. Nuk kemi parë gjë akoma!

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.