Ishim mirë kur ishim Keq

Sot kryeministri I vendit Edi Rama, deklaron në rrjetin “X” se:
S’ka mundësi”, më shkruajnë disa, lidhur me kërkesën e gjyqtarëve për ta rritur pagën me 1600 Euro mbi aktualen!
Jo vetëm që ka mundësi, po 1600 Euro është rritja që kërkojnë magjistratët e këshilltarët e zakonshëm, se mes rritjekërkuesve janë edhe specialët, pra ata të GJKKO dhe SPAK-ut, të cilët kanë pagat më të larta në republikë, por kërkojnë edhe një rritje prej 3100 Eurosh!
Po, asnjë shaka, detin ku aktualisht marrin 6130 Euro në muaj, tani duan që t’ua kthejë në kos Gjykata Kushtetuese me 3100 Euro plus, e si përfundim të marrin 9230 Euro në muaj.
Si ka mundësi?!
Ka mundësi si jo, kur arrin të ndryshosh edhe qeverinë me një vendim gjykate, duke marrë kompetencat e kryeministrit, Presidentit e parlamentit bashkë, pa pasur marrë një kokërr vote të vetme nga populli tërë jetën tënde, si nuk arrike të marrësh nga arka e shtetit me një vendim tjetër gjykate, mijëra euro për të rritur pagën tënde?!
Kush ka mbetur pa e kuptuar që s’e kam hallin tek një ministër unë, po tek rreziku real i përmbysjes së balancës demokratike mes pushteteve?!
Po si u katandisëm këtu? U katandisëm për shkak të kandarit që ka në kokë z. Rama. Ja se çfarë thoshte në vitin 2020 i njëjti njeri:
Partia Socialiste dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste janë pasqyrë e këtij vendi të lirë ku jetojmë, vend që ka problemet e veta por që ka një liri fjale që shkon përtej caqeve të lirisë në shumë vende shumë më të zhvilluara demokratikisht se ne. Shqipëria është vendi ku shpifet më lirisht pothuajse në të gjitha vendet e botës.
Në grupin e PS s’ka tabu, të gjitha diskutohen. Reforma në Drejtësi nuk është një vepër ekskluzive e politikës shqiptare por është një vepër në proces me bashkëautorësinë e partnerëve ndërkombëtarë. Jemi ne, SHBA, BE dhe deri sot nuk e kam dëgjuar se ka vend për të rishikuar Reformën në Drejtësi sot për sot. Asgjë nuk është e papërmirësueshme në këtë botë. Jo nuk ka vend për të riparë Reformën në Drejtësi sot për sot. Dhe nëse ka vend kjo është diçka që do të diskutohet me bashkëautorët
Nuk kanë kaluar as pesë vjet. Dhe zotëria ka ndërruar mendje. Pse vallë?

Add new comment