Melania Trump, letër Putinit: Të mendojmë për fëmijët!

Postuar në 17 Gusht, 2025 11:33

Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump, ka bërë një gjest që meriton të cilësohet si më i vërteti në teatrin “e madh” të Alaskës. Ajo ka nisur përmes bashkëshortit të saj, presidentit Donald Trump, një letër për presidentin rus, Vladimir Putin, të cilit i drejtohet si nënë duke i kërkuar të konisderojë në vendimmarrjen e vet edhe fëmijët që janë mbërthyer pa dëshirën e tyre në luftë.

Si prindër është detyra jonnë të ushqejmë shpresën e brezit të ardhshëm. Si liderë, përgjegjësia për të mbështetur fëmijët shkon përtej rehatisë së disave.

Unë mendoj se ju do të jeni dakord z. Putin me konceptin e thjeshtë, e megjithatë të thellë se çdo brez pasardhës e nis jetën me pastërti – një pafajësi që qëndron përmbi gjeografinë, qeverinë dhe ideologjinë

Duke mbrojtur këta fëmijë të pafajshëm, ju do të bëni më shumë sesa thjesht t’i shërbeni Rusisë – i shërbeni njerëzimit. Një ide e tillë e guximshme kapërcen çdo ndarje dhe Ju z. Putin jeni i përshtatshëm për të zbatuar këtë vizion me një të rënë të lapsit. Sot

shkruan zonja Trump.

Letra është publikuar së pari nga FoX News.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.