Chrysalis fiton konkursin për projektimin e strukturës së udhëtimit ndëryjor

Postuar në 12 Gusht, 2025 16:57

Një konkurs i hapur në vitin 2024 nga projekti “Hyperion” për konceptimin e mjeteve për udhëtimin ndëryjor është fituar nga një ekip italianësh. Chrysalis sugjeron një megastrukturë në formë cilindrike që do të duhet të ndërtohet për 25 vjet në pikën Lagranzh L1, Tokë-Hënë kur mundësohet ekuilibrimi dhe një orbitim i stabilizuar.

Parametrat e saj flasin jo për një anije kozmike, por për një biosferë dhe ekosistem që lundron në hapësirë për qindar vjet: 58 km e gjatë, 2 miliardë e e 400 milionë tonë në masë, 6 km diametri I bashit, një strukturë kolosale që vihet në lëvizje me sistem shtytës të bazuar në fuzionin bërthamor.

Chrysalis ka një masë banimi prej 3 000 000 tonë për një volum prej 312 000 000 m3 dhe habitati përfaqëson një modul më vete me disa faza që konsistojnë secila në pesë kompartimente autonome rrotulluese.

Projektuesit e cilësojnë atë një Arkë biomike që imiton diversitetin biologjik të Tokës në udhëtimin e vet drej Proksima Centaurit që presupozohet të zgjasë 400 vjet. Në nisje propozohet të jenë 500 individë të moshës 25-28 vjeç, në mënyrë të barabartë femra dhe meshkuj për një kapacitet maksimal për 2400 njerëz, me 480 banorë për fazë. Mosha e vdekjes është 90 vjeç me eutanazi, në funksion të një rregullimi strikt demografik.

Në vlerësimin e vet, juria e projektit ka nënvizuar koherencën sistemike të strukturës që është inovative në projektim dhe thellsinë e hollësive të prezantuara grafikisht në mënyrë shumë tërheqëse. Në vend të dytë është renditur një project polak, WFP Extreme, konceptuar nga kërkues në Universitetin e Krakovit, që ka marrë maksimumin e vlerësimit për “përqendrimin e madh mbi përmasat kulturore dhe sociale”, gërshetuar me zgjidhjet e qarta për mbrojtjen radioaktive.

Nisma në fjalë ka synime të qarta promovuese për studimet ndëryjore dhe pretendon të vendosë bazat për udhëtimet e gjata hapësinore të së ardhmes me pasagjerë njerëz dhe subjekte të Inteligjencës Artificiale, që lëvizin përtej orës biologjike të një jetëgjatësie normale njerëzore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.