Starmer gjen një rrugëdalje për imigrantët në Francë
Britania dhe Franca kanë rënë dakord për një zgjidhje të problemit të imigracionit në La Mansh.
Sipas raportimeve në media, Franca pranon rikthimin e imigrantëve të padokumentuar në këmbim të pranimit nga Britania e Madhe të një numri të njëjtë azilkëkruesish të rregullt me lidhje familjare britanike.
Marrëveshja vjen ndërkohë që në Britani problem i imigrantëve është bërë çështje e politikës së brendshme ndonëse në vitin 2025, deri më tani, kanë kaluar me varka 25 000 njerëz. Madje, në javët e fundit, në Britani ka patur protesta pranë hoteleve ku mbahen azilantët.
Add new comment