Tani është koha e drogës

Disa vite më parë qarkullonte një statistikë sipas të cilës në vitet e tranzicionit, pra të themi një 20 vjetësh pas ’90-s, konfliktet e pronësisë kishin shkaktuar mbi 8000 viktima. Një shifër që është sa provokacion tragjik i legjislacionit, aq edhe i idesë se të gjithë jemi pronarë, diku apo dikur.
Pronarë me konlfikte u bënë nga pak të gjithë: ish-ministra, ish-zv.ministra, deputetë, gjyqtarë, oficerë, mjekë, inxhinierë, femra, meshkuj, pleq, plaka, fetë mbarë. Konflikti për vatanin thirri kështu Konferencën e Mbrame të mijëvjeçarit për të sqaruar më në fund sinoret e kalimit përfundimtar nga një popull blegtor dhe zoofilik në një shoqëri që i ulet në prehër pasurisë që përlyen. Me qitap në dorë, me dorën tjetër në zemër, ashtu me të drejtën e Zotit dhe të së vërtetës.
Dasma e pronës vazhdoi dhe po vazhdon me një dasëm tjetër. Të drogës. Sot p.sh njoftohej se në Fier u arrestuar një punonjës i OSHEE-së dhe një qytetar për kultivim narkotikësh. Ditë më parë me operacionin “Ura” u arrestua një punonjës policie, pak muaj më parë polici me mbiemrin Bistri rezultonte me 3 milionë euro pasuri. E kështu me radhë. Opozita akuzon se narkotrafiku ka nxjerrë 30 deputetë.
Janë shumë të pakët shqiptarët që nuk e kanë kaluar në mendje njëherë idenë e marrjes me drogë, apo me ndonjë marifet që lidhet me të. Janë edhe më të pakët ata që nuk kanë frekuentuar trafikantë. Sepse prona, laçka dhe plaçka, janë rruga, drita dhe e vërteta për kulturën tonë jetësore.
Të mos kemi iluzione: një qeveri dhe një shtet i tërë që nuk e paragjykon paranë se nga vjen, në thelb e ka ligjëruar atë si qëllim. Një politikë që kultivon konfliktin, që “shtyn një popull të tërë në një teatër të përgjakur” sa për të cituar një pasazh kinematografik, zbulon se thelbi I saj është grabitja. Se kasta në vizionin e saj është akaparim i pasurive.
Kjo patjetër që ka ndodhur në histori. Shumë herë dhe në shumë vende. Në demokracinë liberale, është diçka e re. Në sistemin që ka paradigm “sundimin e ligjit” kjo përkufizohet si hibridizim i një lloji të ri. Për aq sa i takon shoqërisë, pra të gjitëhve ne, përgjegjësia kalon sa te mosreagim, aq edhe te transfuzioni i vazhdueshëm i një kulture që përçmon punën dhe lavdëron rrezikun. Rëndësi ka çfarë ke, sot dhe tani.
s.zaimi
Comments
I zaptuan fushat deri ne
I zaptuan fushat deri ne Konispol e Ksamil, " toke e xanun" sipas tradites se tyre shpellore.
Nuk ka mbetur asgje pervec maleve, tashme iu ja ardhur rradha edhe ketyre. Vriten dhe perlahen ne gjak, sipas zakonit. Kanunin e Lekes e kane ktheyr ne leter bakalli sipas deshires se vet.
Nuk iu ka mbetur asnje fisnikeri nga ta paret e tyre.
Dje po shikoja nje video te qeros Fevziut.
I shquar, I mencur, arkitekt, doktor, psikolog, folozof, gjithollog. E regjistruar ne "ranen e hedhun" Shengjin. Kosovari i firmes se Dukagjit be fund tha: " shyqyr qe e ruajti ushtria deri para pak vitesh...." Edhe qerosi e miratoi.
E miratoi sepse ky I fundit ne Gjebrean dhe ata te portokallise nuk kane lene firme investuese ne bregdet pa patur komision.
Pra, ushtria e ruajti per tia dhene Dukagjinit si firme, falas. Malin e kesaj zone.
Add new comment