Ethet tropikale dhe çikungunia po bëhen endemike në Europë

Një studim i “The Lancet” evidenton një fakt shqetësues për shëndetin publik në Europë. Për shkak të ndryshimeve klimatike, mushkonjat tigër po përhapen përherë e më shumë në kontient duke sjellë me vete rrezikun e sëmundjeve tropikale si ethet tropikale dhe çikungunia të cilat mund të bëhen endemike.
Me këto lëvizje, të dyja sëmundjet në fjalë që përhapen nga mushkonjat mund të prekin gjysmën e popullsisë së botës dhe në Europë shpërthimet e tyre janë bërë më të rënda dhe të shpeshta duke nisur që nga viti 2010. Në vitin 2024, më i nxehti i regjistruar ndonjëherë, u raportuan 304 raste të ethes tropikale në BE ndërkohë që në 15 vitet e fundit ishin identifikuar 275 raste në total.
Vendet si Spanja, Italia, Kroacia dhe Franca janë më të ekspozuarit.
Add new comment