Një Çuç në Sarëndë!

Postuar në 04 Maj, 2025 14:20

Kemi qenë me ju këtë muaj sigurisht për t’ju thënë çfarë kemi bërë këto 3 mandate, ku Vlora si qark dhe sidomos Saranda kanë pësuar një transformim historik. Nga një qytet i harruar me turizëm 1 mujor sot është perla e Mesdheut me turizëm 6 mujor të garantuar

Këto i ka thënë në një takim në Sarandë, Drejtuesi Politik i Qarkut Vlorë për PS-në, Bledi Çuçi. Çfarë transformimi! Patjetër që ky transformim për çunat e Tironës lidhet me të folmen progresive të tyre, ku Çuçi ka padyshim idiolektin e vet me bashkëtingëlloret e pazëshme.

Zotëria nuk ka përmendur asgjë nga vjedhja në mes të ditës me bazën e Sarandës, as për faktin se turizmi në këtë qytet ka një traditë të vetën që nis pak herët dhe se ai lidhet ngushtë me afërinë me Korfuzin. Do apo nuk do ai dhe gërdalla që është kryeministër.

Çuçi e ka të lehtë të flasë tashmë në një qytet ku nuk ka mbetur këmbë njeriu nga ata që e njohin atë. Dhe e njohin jo për Perlën e Mesdheut siç e marketon atë media e sotme me socialistllarët e Tiranës, por për një qytet që kishte patjetër një hijeshi të natyrshme, që quhej Saranda dhe jo Sarënda dhe që as ka lidhje me këto përralla të vetëeksituarish.

Por janë të paktë njerëzit që kanë aftësinë të jenë Çuçë në këtë botë, fat më vete ky sidomos në kohën e bathorizimit kulturor. Kështu që jepi Çuçi siç e thotë edhe kënga e turistëve të rinj në Sarëndë!

s.zaimi

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Me nje million e kusur qe kane marre rruget 10 vitet e fundit, kush me shkolla per te mos u kthyer, e shumica duke kerkuar pune, nga vjellja e ullinjve ne Greqi, te puna e zakonshme te krahut e krahut ne Itali e te ndertimet ne zvicer e Gjermani, patjeter qe ka edhe shume Sarandiote. Ashtu sic ka Fierake, korcare, Dibrane e Kuksiane.
Te mos harrojme se duhet lene dera hapur qe te kaloje miu. Ishin keta sarandiote, apo ata para tyre, ashtu si keta fierake, kuksiane, tiranas e dibrane qe ia dhane voton ne dore te pare para 12, 8, e 4 viteve, e me sa shihet do ia japin perseri.
Eshte nje si pune rregulli ne demokraci, kush humbet, e ka te drejten e fjales, por do bindet shumices. Dhe kesaj shumice qe nuk la gje pa tjetersuar, vjedhur e sakatuar, fatkeqesisht do ti bindesh, derisa duke ngrene pjellen e vet do te ngelet ne pakice.
Por mesa duket nuk eshte akoma casti

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.