"Skype" del nga përdorimi më 5 maj

Platforma e komunikimit online, Skype, do të dalë jashtë përdorimit duke nisur që nga data 5 maj. Lajmi është komunikuar nga Microsoft që ka shtuar përdoruesit do të transferohen në Microsoft Teams.
“Skype” u hodh në rrjet në vitin 2003 dhe ishte zhvilluar nga programues estonezë. Në vitin 2005, platforma u ble nga eBay për 2.6 miliardë dollarë, në vitin 2009 u kalua te Canada Pension Plan Investment Board në masën 65% të aksioneve për 1.9 miliardë dollarë dhe në vitin 2011 u ble nga Microsoft për 8.5 miliardë dollarë.
Add new comment