Raundi i parë i bisedimeve Iran-SHBA për çështjen bërthamore, pozitiv

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se bisedimet e para me Iranin lidhur me çështjen bërthamore ishin shumë positive. Bisedimet ishin raportuar se do të mbaheshin në Oman, pasi Irani refuzon bisedime të drejtpërdrejta. Në negociata kanë qenë, për palën amerikane: i Dëguari Special për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ambasadorja në Oman, Ana Escrogima ndërsa nga pala iraniane, ka qenë ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi në ndërmjetësim të ministrit të Jashtëm të Omanit, Badr Albusaidi.
Edhe pala iraniane ka konfirmuar ecurinë pozitive.
Amerikanët folën gjithashtu se një marrëveshje pozitive mund të arrihej sa më shpejt por se kjo nuk do të jetë e lehtë dhe kërkon vullnet nga të dyja palët
është shprehur në televizionin Iranian, Araghchi, i cilësuar si arkitekti i Marrëveshjes së vitit 2015. Presidenti i SHBA, Trump është pyetur mbi këtë çështje dhe është shprehur se “negociatat po ecin në rregull, por asgjë nuk ka rëndësi deri sa të përfundojnë”.
Add new comment