Askush nuk flet për drejtësi!

Si u reagua ndaj vendimit të SPAK për arrestimin e shtetasit Erio Veliaj? Ka rëndësi ky vëzhgim, për aq sa mund të bëhet, sepse zbërthen deri diku ambiguitetet e mëdha dhe të vogla të skenës publike. Sigurisht që do të duhej të pritej një ndjenjë triumfi tek opozita që siç u shpreh Belind Këlliçi ka organizuar 44 protesta para Bashkisë së Tiranës.
Nuk u pa kjo ndjesi. Madje pati zëra të PD-së që folën për diversion: pra se Veliaj u arrestua në atë ditë kur PD-ja prezantoi një menaxher fushate elektorale të cilin e shiti për ndikim si një njeri që ka sjellë Donald Trump në pushtet. Nga ana tjetër, Sali Penxherja doli në Parlament dhe u shpreh pak a shumë se SPAK e arrestoi i detyruar Veliajn nga presioni i opozitës. Nëse sheh akuzat e SPAK dhe ndërtimin e kalimeve financiare nuk reflektohet në të vërtetë kjo gjë. Opozita ka protestuar për inceneratorin, akuzat janë për tjetër gjë. Më keq është fakti se heshtja relative e PD-së lidhet me faktin se do të detyrohej të njihte pavarësinë e Prokurorisë së Posaçme.
Nëse hedh sytë majtas, heshtja është gati për funeral. Është ende e paqartë sesi p.sh Kotilda Bushka, një njeri të cilit fytyra i thotë më shumë se çdo CV, vazhdon drejton një komision paralamentar në dritën e akuzës se ka penguar drejtësinë. Madje siç lexohet në akuzë “me veprime aktive antiligjore”. Deputeti Pandeli Majko u shpreh se:
Ashtu si shumë kolegë të tjerë, ndihem në pozitë të vështirë jo përballë jush, por përballë vetes, historisë së PS-së dhe publikut për atë që i ka ndodhur kolegut Erion Veliaj.
Përveç fëmijës, të gjithë familjarët e tij kanë urdhër nga Gjykata. Megjithatë asnjë nga ne nuk u ngrit të akuzojë Dumanin për mercenar, SPAK për organizatë kriminale, ambasadoren e SHBA me fjalor të pahijshëm, presidentin dhe ish-sekretarin e shtetit.
E dëgjoj shpesh që thoni ‘radha jonë”, nuk është radhë kosi as qumështi, por zgjedhja e popullit shqiptar, do të shkojë te kutitë dhe aty do ta shohim”
Është e vërtetë se askush nuk e ka akuzuar Dumanin dhe SPAK nga PS-ja, por kjo ka arsye mirëfilli politike dhe duhet të pranojmë se ajo forcë politike di të sillet politikisht përkundër çdo problemi tjetër. Mirëop z. Majko ka qenë kryeministër dhe nuk mund të jetë i besueshëm kur shprehet si shenjtori i fundit për “këtë që i ndodhi z. Veliaj”. Sepse z. Veliaj nuk i ka ndodhur gjë, ai ka bërë shumë gjëra që çonin drejt kësaj që dëshmuam sot.
E megjithatë këtij roli prej solidari njëvektorial ia kalon qëndrimi i gazetarëve. Mero Baze dhe Dritan Hila e shpallën sot SPAK një prokurori politike. Vetëm e vetëm se duke vepruar para zgjedhjeve ajo krijoi një momentum elektoral të ri. Po pse duhet që agjenda e një organi penal të përcaktohet nga zgjedhjet dhe jo nga procedura e vet? Pse duhet që ecuria hetimore të presë zhvillimin politik kur në të vërtetë natyra e akuzave është e tillë që kërkon sqarim të menjëhershëm.
Nëse e shohim në tërësinë e vet asnjë prej aktorëve të përfshirë nuk flet për Drejtësinë. Pra që drejtësia të bëjë drejtësi. Jo, të gjithë interpretojnë, komentojnë për "të mos mbetur të verbër" përballë motiveve dhe synimeve, ndërkohë që si është ajo shprehja e zakonshme që qarkullon mes të gjithëve: Ne e dinim që këto gjëra ndodhnin! Ja që prangat nuk i priste kush. Nuk I donte kush, sepse janë të gjithë bij dhe kumbarë të status quosë. Të zvarritje dhe plaçkitjes.
Comments
sakt.po pirueta e meros ishte
sakt.po pirueta e meros ishte dicka e vecante:)
Ishte çuditerisht e veçante!
Ishte çuditerisht e veçante! Diçka shume e ngjajshme me nje reagim deshperimi te perzier me frike.
Po me fal Majko pse eshte
Po me fal Majko pse eshte sekelldisur?
I mbante pishen lalit tek modernizonte Tiranen? Ndanin leket bashke, sic i ndante me gruan lali ne menyre indirekte? I paguante kafen Majkos Lali sa here i binte rasti dhe tashti nuk ka kush? Ju prene krahet per fushaten ne Tirane? Mbeti partia pa pasardhesa? Nuk i dalin hesapet me Dumanin? Ka hallin e njolles se zeze ne rason e zeze qe ka veshur PS (ajo raso prandaj eshte bere e zeze se vetem te zeza po dalin, dhe ne fakt kjo eshte dhe historia e PS qe me hajdutin pijanec Nano, jo shume e ndryshme nga ajo e PD)? Mbeti pa kolege te shkembeje nje mendim strategjik per fitoren e fushates?
Sa kembe e duar kane per ti vene ketij arrestimi gazetat, ANAL-ist-et (kjo fiks perkthehet ne gjermanisht), partite, koleget, ehu lista eshte e gjate. Faktet mbeten ato qe jane dhe kjo zhurme nuk besoj do i hyje ne koke SPAK. Secili do ta shfrytezoje eventin per hesap te tij, asgje e re ketu.
Po pse ne pozite te veshtire lumemadhi a thua se nuk jeton aty e nuk sheh cfare behet majtas e djathtas (e dine shume mire se cfare bulmeti ka pasur stani i lalit, per kete mos keni asnje dyshim). SPAK ja u ben kronikat te parashkruara e te prapashkruara ku qendron habia ketu?
Qan hallin e familjes ... po keta nuk jane te ndryshem nga Berisha qe tufen e fisin i kishte bere reth e rrotull vetes ne punen e palodhur per te vjedhur. Ne grup vjedhin dhe ne grup i ndajne (thejesht ceshtje eficence i punes ne grup, plus qe ndihen solide, si fshati turistik i PD ne Lalez). Ndihet keq se nuk ndihet pjese e grupit Majko? Po ri a derman se nuk eshte grup kalcetoje ky, si ato te Taulantit ku nxjer talentin per te bere finde, qofte dhe ligjore.
Te gjithe jane trembur e po mundohen te i shmangen radhes (po radha vjen me shpejt se sa mendojne), qe nga sekretari i partise Klosi (qe i ka gishtat ne shume biznese, por duket sikur nuk ka lidhje me te, e meret me beteja parimore) e deri tek Rama, qe nuk i shpeton gje per interesa politike a xhepi, kete do e shohim. Vasalet prape ne resht i ka, dhe i ka zgjedhur pak keq se ja po e lene ne balte.
Jane bere te gjithe me hije dhe thone qe nuk ulen me neper vendet ku jane ulur keta "kolege" me pare ne seline e PS.
Me fal mor karabushi Majko (se e meriton kete titull) duke i thene koleg Lallit, i bie qe je ne te njejtin kazan me te ... shume me i zi se kazani stere i mediave (sipas Rames). Thjesht per faktin qe mediat Blah Blah kane ne dore e ndoshta dhe ze vend llafi, kurse ju operoni veten ne EU USD e ALL.
Politikanet ne te dy anet jane bere gazi i botes e mall SPAKu, dhe ehste vertet qesharake qe keta lolo te te kerkojne voten me seriozitetin qe i karakterizon, dhe me ligjin qe e kane bere fiks per te ngjitur menderet pas karigeve te pushtetit.
PS. Per fytyren e e Klotildes te jap te drejte me shume se cdo gje tjeter ne kete shkrim. Nuk e njihja dhe u bera kurioz. Ma prishi diten sapo i hodha nje sy.
Na e kthyen kete pushtin ne
Na e kthyen kete pushtin ne nje martir..... ne fakt e kryqezuan si hajnin Baraba ... kurse Mesia arberor na e paraqet si Shenjtor
Add new comment