Profesorati i Beogradit refuzon ftesën e Vuçiç për dialog

Postuar në 04 Shkurt, 2025 16:31

Ftesa për dialog e presidenti serb, Aleksander Vucic, drejtuar drejtuesve të Universitetit të Beogradit, është refuzuar. Bordi i Rektorëve ka hedhur poshtë propozimin e bërë duke e cilësuar atë të papërshtatshëm në situatën e tanishme.

Janë një seri inkosistencash në deklarimet publike të zyrtarëve qeveritarë që nuk na bindin si një dialog që synon përmbushjen e kërkesave të studentëve është i mundshëm, as edhe efektiv nëse organizohet mes dy palëve që nuk kanë mandat të diskutojnë këto kërkesa dhe ndaj të cilëve edhe kërkesat nuk janë adresuar. Ftesa për dialog vjen në një kohë kur normat morale dhe ligjore janë shkelur në një atmosferë të mosbesimit të përgjithshëm

thuhet në deklaratë.

Bordi shton se ftesa vjen në një kontekst kur sulmet ndaj akademikëve janë shtuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.