Kriza në Serbi mbetet e padukshme për SHBA dhe opozitën e Kosovës
Qarkullon këto orë një mesazh i Richard Grenell në rrjetin “X” e cila po komentohet gjerë e gjatë nga opozita e Kosovës. Grenell, një dikush që nuk ka asnjë funksion të qartë dhe mandat të mirëqenë, është bërë i gjallë duke përcjellë një mesazh që është ekranizim i komplekseve të veta, të paktën siç është formuluar.
Komuniteti ndërkombëtar është I bashkuar kundër Kurtit
shkruan ndër të tjera Grenell.
Kaq ka mjaftuar që zoo-opozitarët e Kosovës të flasin për fundin e marrëdhënieve me SHBA. Sesi Kosova aktualisht rrezikon gjihçka dhe se pikërisht për këto çaprashitje të dikujt që nuk përfaqëson zyrtarisht diçka të mirëqenë, duhet të kemi largim të qeverisë e kështu me radhë.
Situata padyshim po bëhet e paparashikueshme për të gjithë. Por edhe e parashikueshme plotësisht. Të marrim p.sh qëndrimin e Trump për tarifat. Kërcënoi në mëyrë ultimative, mandej deklaron se ka folur me presidenten e Meksiës, me “të cilën pata një bashkëbisedim të shkëlqyer”. Përfundimi: tarifat nuk vendosen për 90 ditë, Meksika sjell ushtarë në kufi.
E njëjta gjë me Kanadanë dhe Kinën.
E njëjta sjellje me fondet jashtë vendit, ndërkohë që ka një incident mes Marco Rubio dhe Elon Musk për USAID, të cilën kreu I “X” e shpall organizatë kriminale.
Çfarë duhet mësuar nga kjo? Duhet mësuar se Donald Trump po kërkon të merret seriozisht nga të gjithë në këtë mandat. Dhe me seriozisht ai kupton “ta kenë frikë”. Është patjetër një lojë shumë e dobët dhe me fund të shpejtë sepse nuk ka më askush kapacitete financiare të riorganizojë çdo gjë në funksion të frikës mediatike ndaj Trump. P.sh me logjikën e opozitarëve të Kosovës, Danimarka duhet të jepte Groenlandën. Nuk ndodhi dhe qameti nuk po duket ende.
Në vend se të lexohet siç duhet qëndrimi i një lapërdhari si Grenell, rimerret e vetmja tezë që opozitat dinë të bëjnë në këto anë: na erdhi radha neve të lëpijmë bythën e të mëdhenjve. Shikoni se çfarë bën Sali Berisha me pjesëmarrjen në kongresine CDU, ku deklaron se ka folur me kandidatin për kancelar për bashkëpunimin mes CDU dhe PD-së. A mund të besohet një gjë e tillë sot?
Dhe qëndrimi i vërtetë i Grenellit në të vërtetë është të sulmojë kryeministrin e Kosovës tani që kriza kryesore në Ballkan është në Serbi. Asnjë fjalë për protestat në Beograd, për rënien e qeverisë e kështu me radhë. Jo, Grenell na thotë se Albin Kurti është kaq shumë i rëndësishëm saqë komuniteti ndërkombëtar është bashkuar kundër tij, se madje kompanitë amerikane vetëm në Kosovë nuk kanë mundur të depërtojnë. Cilat kompani?! Pse nuk ka ngritur zërin ambasadori aktual në Kosovë? Nëse Kurti po do siç thotë Grenell të shesë lidhje të tijat me SHBA, pse do pengonte kompanitë amerikane, kur fare mirë mund ta përdorte këtë si fakt në favor të vetin?!
Situata është shumë e rrezikshme sepse tashmë bota nuk di cilin të marrë seriozisht në një prej qendrave kryesore të pushtetit në botë. Nuk di madje as agjendën e kësaj qendre të fuqishme që të mund të përshtasë strategjitë e veta, ndaj çfarë mbetet është kontakti direkt dhe informal me njerëz pranë presidentit, në mënyrë që qëndrime si këto të Grenell të sqarohen njëherë e mirë se çfarë përfaqësojnë.
Në eventualitetin e konfirmimit të tyre si politika zyrtare e SHBA-ve atëherë është e logjikshme që Kosova të nisë urgjentisht të mendojë sistemin e aleancave të veta.
s.zaimi
Add new comment