Zuckerberg kërkon ndihmën e Trump për gjobat në BE
Drejtuesi dhe pronari kryesor i kompanisë META, Mark Zuckerberg, ka kërkuar nga presidenti i ri amerikan, Donald Trump që të mbrojë kompanitë amerikane të teknologjisë nga gjobat e Bashkimit Europian. Zuckerberg është shfaqur në podcastin e Joe Rogan, përmes të cilit ka bërë disa komente që me gjasë shkojnë në favor të një lobimi pranë presidencës Trump.
Mendoj se është një avantazh strategjik për SHBA që ne kemi shumë nga kompanitë më të mëdha në botë dhe mendoj se duhet të jetë pjesë e strategjisë së SHBA që të vazhdojë t’I mbrojë ato. Dhe është një ndër gjëra për të cilat jam optimist rreth presidentit Trump. Mendoj se ai do thjeshtë që SHBA të fitojë. Nëse ndonjë vend tjetër do të ndërhynte me ndonjë tjetër industry për të cilën kemi interesa, qeveria e SHBA me gjasë do të gjente një mënyrë të bënte presion mbi ta. Çfarë po ndodh me ne është krejt e kundërta
ka thënë Zuckerberg.
Ai është ankuar se kompanitë amerikane të teknologjisë që veprojnë në Europë duhet të paguajnë më shumë se 30 miliardë dollar gjoba vetëm në dy dekadat që lamë pas. Shkeljet në legjislacionin antitrust dhe ruajtjen e të dhënave, kanë qenë në bazë të përballjeve ligore në BE.
Add new comment