"Fatmiri i ka letrat në rregull"

Postuar në 01 Janar, 2025 20:42

Faqja online gazeta Tema, pyeste sot në mënyrë retorike se çfarë mbetet tani që Veliaj Erion u shfaq në Tiranë pas lajmeve se ai do qëndronte në ShBA deri më 17 janar?

Pyetja nuk mëton të nxjerrë ndonjë të vërtetë, ajo thjesht i kujton njerëzisë për të miliardën herë se Sali Berisha jeton. Fundja ky, pra Berisha, i jep kuptim ekzistencës së medias në fjalë që nuk pyet asnjëherë se si qëndron puna me Veliajn, nuk ngre asnjë dyshim, nuk ka asnjë ekzigjencë për të vërtetën. Njësoj si të gjitha llozhrat mediatike të gëlbazës me emrin: Qeveri.

Sa herë e kemi parë dosjen e Gërdecit në këto media? Sa herë të 21 janarit? Sa herë të tjera aferën Partizani? Zero për inceneratorin e Tiranës.

Kjo sjellje të kujton një deklaratë që bëri dikur, në vitin 2008, Sabri Godo. E quanin plaku i mençur i Politikës. Ka edhe një bust ai para Parlamentit. Pak pas ngjarjes së Gërdecit, Godo në një nga intervistat e kohës do të shprehej se:

Fatmiri i ka letrat në rregull

E kishte për Fatnir Mediun, ministër i Mbrojtjes i kohës.

Ndërkohë që Saliu mbronte veten dhe djalin, Sabriu mbronte krijesën e vet politike, Fatmirin. Deyrat ndahen deri sa u arrit pazari i Kushtetutës me Forrest Gump-in e Partisë Socialiste që sot shfaqet si sonambul gjysmë senil në mesazhe të ndërrimit të viteve.

Çfarë na thotë kjo “i ka letrat në rregull”? Na thotë që Sabriu, i Mençuri nga Progonati, e dinte çorbën e Gërdecit, por aq i bënte: Fatmiri të shpëtonte.

Kështu ky rilindas i vetëkrijuar me urtinë e mbijetesës, që nuk linte rast pa folur për shqiptarizmën e nacionalizmin, në një tek rast kur duhej të provonte moralin, zgjodhi banditizmin.

Edhe Veliaj Erion, mjafton të bëjë letrat në rregull. Pa se çfarë ka bërë e di Tema dhe shqiptarja e java me ditën. Edhe? Ne jemi këtej dhe jemi aty ku duhet. Puna e letrave është atuja e politikës sonë. Pa dallim. Ec e kape Sali Penxheren te Rapiscan. Pse Veliaj ta hajë kur Sala është jashtë?

Ky është morali i të gjithëve që kanë dorën të zënë me interesat e tyre. Dhe ky është edhe interes i vetëm.

Kështu që kur pyesin se çfarë do bëjnë ata që thanë se Veliaj iku, përgjigja është me një pyetje: çfarë bëri ky në vizitën zyrtare në ShBA? Se nuk dimë gjë.

Që kjo lojë që po shpërbën vendin të marrë fund, ose së paku të ndryshojë, është domosdoshmëri hetimi pasuror dhe penal, e mandej eventualisht dënimi i atyre të ashtuquajturve gazetarë që llapin për të helmuar dhe zhurmuar.

Burg, burg -, thoshte kohë më parë Forrest Gump. Dhe për çfarë? Për energjinë elektrike që e prodhoi Enver Hoxha. Burg do kthyer edhe në anën tjetër.

s.zaimi

Comments

Submitted by kafe e hidhur (not verified) on

po nuk ka ndershmeri intelektuale me...as koherenc intelektuale..dhe biles kam iden qe ska as inteletual..principe parime ideale ne ate vend nuk ekzistojn me..ekzistojne vetem me rrethana te caktuara ..por nuk kane faj duhet jetuar ne ate giungel e te jetosh duhet te dish te pershtatesh..dhe specja shqiptare eshte shembull konkret i teorise se darwinit..jemi ne mutacion te perhershem dhe forma qe marim ndryshon perher pershtatur me ambjentin..dhe injorance e shoqerise tone e amplifikon kete proces..te narroj elita e marte nga ditet e saja..

Submitted by Andrea (not verified) on

Nuk e di ku e keni gjet kete termin "faqja online". Nese nje 18 vjecar ble nje host e ato qe shkruan ne FB e instagram i hedh aty, cili do shte ndryshimi?
I bie qe te kemi nja 2.5 milion faqe te tilla. Vende ku secili prej nesh, pavaresisht nivelit intelektual, arsimimit e nivelit te malinjitetit, te hedhim publikisht mendimet tona, enderrat e dites e te nates, gjithcka kemi dashur e nuk kemi arritur, gjithcka qe duke u bere publike natyrshem ndikojne negativisht ne njerezit qe njohim po ne kenaqemi nga kjo, me kushtin e vetem qe nje ne cdo 2 tekste qe shkruajme te jete i tipit: berisha, ky shpellar; hajduti Berisha, gjithe faji eshte i Berishes, ae mund te shkoje deri te ankesa qe qimet qe me mungojne mua mi mori Berisha etj etj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.