"Më vjen keq që nuk e penguam dot"
“Më vjen thellësisht keq që ndodhi diçka e tillë. Gjithmonë duhet parë pas për të pyetur veten nëse ne mund të kishim bërë diçka që do ta kishim penguar."
Në një intervistë për revistën “Time”, kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu kërkoi për herë të parë falje që e ka lënë Izraelin të pambrojtur ndaj një sulmi të asaj përmasash nga Hamasi.
Dhjetë muaj pas sulmit të 7 tetorit që rindezi konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, Netanjahu pranoi se qeveria e tij ka dështuar në mbrojtjen e vendit përballë një sulmi që e kapi në befasi.
Gazeta libaneze Al-Akhbar raporton se zyrtarë të lartë në Egjipt, Shtetet e Bashkuara, Katar dhe Izrael diskutuan mundësinë e arritjes së një armëpushimi gjashtëjavor në Gaza që nuk do të përfshinte lirimin e të rrëmbyerve.
Sipas Channel 12, Izraeli i ka thënë si Hezbollahut ashtu edhe Iranit se çdo dëm ndaj civilëve në vend në rast sulmi hakmarrës për vrasjen e shefit ushtarak Fuad Shukr në Bejrut dhe udhëheqësit politik të Hamasit në Teheran "do të përfaqësojë një vijë të kuqe, e cila do çojnë në një përgjigje joproporcionale”.

Add new comment