Rusi, të ardhurat nga nafta rriten me 50%

Të ardhurat e Rusisë nga nafta u rritën me pothuajse 50% muajin e kaluar krahasuar me një vit më parë, pasi çmimet e naftës së papërpunuar u rritën dhe vendi vazhdoi të përshtatej me sanksionet perëndimore, raporton Bloomberg.
Shitja e naftës së papërpunuar ka sjellë më shumë fitim për Rusinë, pavarësisht presionit ndërkombëtar dhe parashikimeve për deficit. Taksat e lidhura me naftën u rritën në 632.5 miliardë rubla (7.1 miliardë dollarë) në maj, sipas llogaritjeve të Bloomberg, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Financave ruse.
Fitimet totale të naftës dhe gazit u rritën me 39% në 793.7 miliardë rubla (8.9 miliardë dollarë), pas rritjes progresive të çmimit të naftës së papërpunuar ruse.
Më 3 dhjetor 2022, anëtarët e G7 vendosën një kufi për çmimin e naftës rusem në 60 USD për fuçi. Masa erdhi si tjetër sanksion i Perëndimit ndaj Rusisë për ndërhyrjen në Ukrainë dhe përfshinte edhe vajrat e naftës dhe vajrat e përftuara nga mineralet bituminoze që kanë origjinën ose eksportohen nga Rusia.
Mekanizmi, së bashku me embargon e BE-së ndaj naftës ruse në det, u vendos për të reduktuar të ardhurat e Moskës nga eksporti. Këto sanksione u pasuan në shkurt 2023 nga kufizime të ngjashme në eksportet e produkteve ruse të naftës.
Ndërkohë, Rusia ka gjetur zgjidhje duke e ridrejtuar shumicën e eksporteve të saj të energjisë në Azi – veçanërisht në Indi dhe Kinë, ku nafta e vendit është shitur shumë mbi kufirin e çmimit të Perëndimit.
Sipas Ministrisë ruse të Financave, të ardhurat nga nafta dhe gazi në buxhetin federal tregojnë se të ardhurat nga eksportet e energjisë midis janarit dhe prillit u rritën në 11.68 miliardë rubla (131.2 milionë dollarë) – një rritje prej 50.1% krahasuar me të njëjtën periudhë në 2023.
Megjithatë, edhe me këtë rritje, Ministria ruse e Financave ka propozuar uljen e pritshmërive për të ardhurat nga nafta dhe gazi këtë vit në 10.99 trilion rubla (123.4 miliardë dollarë), në krahasim me parashikimin e mëparshëm prej 11.5 trilion rubla (129.2 miliardë dollarë).
Kjo për arsye se Rusia pret që nafta të tregtohet me rreth 65 dollarë për fuçi këtë vit krahasuar me një parashikim të mëparshëm prej 71,30 dollarësh.

Add new comment