Amerika ka nevojë për gjak të ri

Arnold Schwarzenegger po promovon librin e tij në Londër. 76-vjeçari i filmave aksion synon të motivojë njerëzit me një libër me shtat kapituj: “Bëhu i dobishëm: Shtatë këshilla për jetën”.
“Ideja ishte të ndihmoja njerëzit të bëheshin më të suksesshëm. Ështënjë nga ato gjërat për të cilat ti nuk ëndërron kurrë: të bëhesh spiker motivues apo të shkruash libra të tillë, sepse ndërsa rritesha e vetmja gjë që doja të bëhesha ishte njeriu më muskuloz në botë. Dhe të hyja në industrinë e filmave për të fituar miliona”, thotë për BBC.
Dy dekada pas kësaj, ai ka një synim të ri.
Njerëzit kishin nevojë për motivim dhe i kërkonin te unë disa përgjigje. Ata e admironin atë që unë kisha arritur dhe unë e pashë këtë si hapje dhe nevojë. Si rezultat erdhi ideja e librit.
Ne duhet të ndihmojmë veten në shumë mënyra, por na duhet edhe ndihmë nga jashtë. Unë e urrej kur më thonë: Ti je shembulli më i mirë i njeriut që ka arritur gjithçka vetë. E urrej kur ma thonë nuk dua që njerëzit të mendojnë se mund të bëjnë gjithçka vetë. Ndihmë na duhet të gjithëve
Ai përmend një listë të gjatë njerëzish pa të cilët nuk do ia kishte dalë. Që nga ata që e ndihmuan të kthehej nga një bodybuilder nga Leeds-i, në yllin e “Herkulit” në 1960, deri te 5.8 milionë njerëz që e votuan duke e bërë guvernator të Kalifornisë shumë vite më vonë.
E shpjegoj në libër këtë. Ne të gjithë duhet të kërkojmë ndihmë sapo të kuptojmë se na duhet. Por duhet edhe të pranojmë faktin se duhet edhe të ndihmojmë të tjerët
Dhe Schwarzenegger e ka bërë vetë. Prej tre dekadash ai ka mbështetur si donator shumë aktivitete dhe njerëz.
Por pranon edhe humbjet dhe rrëzimet. Të tilla si garat e humbura si bodybuilder, dështimet në arkëtimet nga filmat. Por edhe martesa. Libri nuk ndalet te marrëdhënia e tij jashtëmartesore që u bë shkak për ndarjen nga mbesa e presidentit Kenedy, Maria Shriver, por shpjegon si u ringrit pasi « e gjithë bota përreth iu shemb ».
Duhet të jesh i përgjegjshëm për gabimet e tua. Nuk mund të fajësosh të tjerët. Prano përgjegjësinë. Prano se je fajtor dhe mëso nga gabimet e bëra, për të dalë nga e gjithë kjo situatë si një njeri më i mirë dhe më i fortë
Arnold Schwarzenegger ka pas krahëve shumë arritje, por një tjetër që do ta donte shumë, nuk do ta realizojë kurrë: të bëhet president i Amerikës. Kushtetuta amerikane përcakton që këtë post duhet ta pretendojë çdo qytetar amerikan i lindur në SHBA. Schwarzenegger ka lindur dhe jetuar deri 19 vjeç në Austri.
Mendoj se do të isha bërë një president i shkëlqyer. Por në të njëjtën kohë mendoj se çdo gjë që kam arritur e kam arritur falë Amerikës. Amerika më dha kaq shumë mundësi dhe amerikanët u treguan kaq mirëpritës ndaj meje. Më pritën me krahë hapur dhe nuk u bënë pengesë në suksesin tim. Ndaj nuk kam ndërmend të ankohem për të vetmen gjë që nuk mund të bëj: presidentin e Amerikës
Gara e ardhshme presidenciale nuk e grish shumë. Biden dhe Trump mesa duket nuk janë asnjëri në listën e tij.
Shpresoj që Amerika të gjejë gjak të ri. Për mua është pak e çuditshme një garë mes dy njerëzve në fund të të 70-ave, në vend që të kishim dy kandidatë në fund të të 40-ave apo edhe më të rinj
Add new comment