Dy qëndrime në dy ditë

Postuar në 07 Korrik, 2023 14:11

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar dje gjatë një interviste në emisionin “Rubikon” në Kosovë për çështjen e bandave të Veriut(bandave serbe për të cilat akuzon Kosova) se:

Shqipëria nuk është një parti politike në Kosovë. Unë s’kam parti politike të regjistruar në Kosovë, madje kur Albini erdhi në Shqipëri për të garuar me një parti në siglën e tij kundër partisë sime, e kam pritur për drekë.

Tani ç’lidhje ka kjo Shqipëria nuk ka mbështetur qëndrimin e Kosovës për bandat, ne jemi një shtet, shtet tjetër

Ndërkohë që sot në Sarajevë, z. Rama, ka folur në emër të qeverisë së Kosovës për lëvizjen vetëm me letërnjoftim të qytetarëve të Kosovës.

Nuk është ndonjë sekret që Republika e Shqipërisë mbron edhe interesat e shqiptarëve në Kosovë dhe në vendet tjera dhe ne jemi shumë të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit dhe në radhë të parë marrëveshja për lëvizjen e lirë me kartë identiteti për qytetarët shqiptarë të Republikës së Kosovës të mundësohet sepse është e pakuptimtë që ne të kemi problematika të kësaj natyre që zbresin deri në nivelin e qytetarëve, ndërkohë që politika duhet t’iu shërbej qytetarëve pa dallim dhe unë dëshiroj të besoj që ashtu si kundër vet Serbia i ka firmosur ato marrëveshje, edhe Bosnja e Hercegovina do ta bëjë këtë gjë

Duhet qartësuar në të vërtetë se kur Shqipëria sillet si shtet tjetër me Kosovën dhe kur hyn në veprim nën prerogativat e Kushtetutës së vet.

Comments

Submitted by dori (not verified) on

Eshte e kote te mundohesh te deshifrosh qendrimet e Rames. Natyrisht, qe kjo eshte e pashmangshme per nje gazetar, se fundja ky tipi eshte Kryeminister; por, prapeseprape eshte tejet e kote. Rama eshte njelloj Nozdriovi i gubernes tone ( nje personazh i Gogolit). Njejte si personazhi i shkrimtarit te madh, edhe ky yni mahnit e zbavit me karagjozlleqet e tija, gjithe duke u zbavitur edhe vete me rrengjet qe u sajon te tjereve. Mjetet e logjikes normale nuk mund ta shpjegojne sjelljen e tij, thjeshte e vetem se ai eshte sociopat teresisht i paparashikueshem. Une e kam pare Ramen duke qeshur me gjithe zemer dhe me sinqeritetin e nje femije te padjallezuar; e kam pare te qaje me lot te vertete, po si femije; e kam pare serioz si ai intelektuali i dikurshem i "Refleksioneve" mik te Lubonjes, si atekohe edhe kur filloi te merrej me politike dhe sidomos kur ishte ne opozite dhe denonconte zullumet e qeverise Berisha; fjalet ishin te gjetura dhe godisnin ne shenje; POR , e kam pare dhe degjuar duke share si rrugac me fjalorin me te neveritshem te njohur dhe bashkepunetor te tij, gazetare e politikane, intelektuale dhe qytetare krejt te zakonshem; e kam pare duke qeshur si i marre nen influencen e s'di c'droge qe te cmend; e kam pare duke bere te gjithe ato qe dikur i shihte si mekate te te tjereve dhe duke i cuar keto ne ekstrem madje; e kam pare te beje gjera nga me kontradiktoret, qe nje njeri normal e ka thjeshte te pamundur t'i beje. Keto mund t'i beje vetem nje njeri me shume personalitete; qe do te thote me shume patologjira. Prandaj them qe eshte e kote te komentosh sjelljen e tij politike.

Submitted by Pinoku (not verified) on

Karakterizim i sakte i Edvinit. Pyetja megjithate shtrohet, si erdhi ne pushtet i marri Edvin dhe, akoma me e cuditshme, si vazhdon te qendroje ne pushtet ky "split personality"? Mos kemi ndonje problem shume te madh ne shqiptaret qe pothuaj gjate gjithe historise se shtetit shqiptar pranojme te qeversime prej te marreve, lunatikeve, maniakeve te madheshtise etj. etj.

Submitted by dori (not verified) on

Edi Rama ben perjashtim edhe prej ketyre "te marreve, lunatikeve, maniakeve te madheshtise". Te gjitha keto epitete, zakonisht, perdoren ne kuptim figurativ; Edi Rama ben perjashtim, sepse eshte i tille literalisht; dmth, ne kuptimin e pare te ketyre fjaleve. Ne krahasim me fqinjet tane, ne jemi me te prapambeturit kulturalisht, ekonomikisht, politikisht, diplomatikisht, ushtarakisht dhe "isht" te tjera ne pergjithesi; eshte shume dhimbshme, por e vertete. Ashtu si ne kohen e "Rilindjes", nje populli te tille i nevojiten mendje te ndricuara; per fat ate bote, shekullin e nentembedhjete i kishim; mund t'i kishim patur edhe me vone. Ne ne Shqiperi, nuk i patem; ne Kosove,po: Imbrahim Rugoven dhe Albin Kurtin. Ia vlen si ngushellim, meqe jemi nje komb.

Submitted by Pinoku (not verified) on

Edhe une e kisha ne kuptimin literal, aspak figurativ, dhe jo vetem per Edvinin. Pse pak qe Enveri, po Saliu, po Likja? Ashtu eshte, Ibrahim Rugova hante buke veç, per Albinin nuk gjykoj dot nje here per nje here, por meqe eshte maje me maje me kete rroten Edvin i kam dhene me nje here "the benefit of the doubt".

Submitted by cuf dabjoni (not verified) on

se jemi ne qe pelqejm te marret e te mbrapashrer -Salen.. EDIN...bipolar.. horrat...Tosin......hajnat..tè gjithe keta plus Liken...e sidomos po te jene kapobanda....pra keta duam ne te ngajshmit me ne

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.