Ndërron jetë ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Familja bëri të ditur se Albright ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme.
Sekretarja e parë e Shtetit grua në SHBA, Albright ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë.
Ajo ka qenë figurë qendrore në administratën e Presidentit Bill Clinton. Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik në Kosovë.
Albright u përpoq po ashtu të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin.
Comments
Keni harruar te shtoni se
Keni harruar te shtoni se gjate fushates elektorale per shtepine e bardhe ne kohen kur Medusa H Clinton kandidonte, plaka Madallene tha: " grate qe nuk votuan per Hillibillin kur te vdesin do te shkojne ne ferr".
Mos u merzisni se vota per Medusen e ka derguar te shtroj rrugen per grate e tjera te sojit te saj ne ferrin qe ajo ia caktoi kundershtareve te kesaj te pares.
500 mije femijet irakien qe vdiqen per mungesen e ilaceve si pasoje e embargos, tashme do te prehen te qete.
Add new comment