Narrativa e Madhe, Klaus Schwab propozon një iniciativë të re globale

Themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwab, njoftoi një iniciativë të re globaliste të quajtur Narrativa e Madhe, gjatë një samiti në Dubai javën e kaluar.
"Ne jemi këtu për të zhvilluar Narrativën e Madhe, një histori për të ardhmen. Në dy ditët e ardhshme, do të shikojmë se si imagjinojmë, si projektojmë, si e ekzekutojmë narrativën e madhe, si e përcaktojmë historinë e botës sonë për të ardhmen”, shtoi ai.
Schwab fajësoi egocentrizmin e njerëzve dhe "kompleksitetin e botës" për paaftësinë e globalistëve për të kontrolluar plotësisht të ardhmen e njerëzimit.
“Njerëzit janë bërë shumë më të fokusuar te vetja dhe në një farë mase, egoistë. Në një situatë të tillë është shumë më e vështirë të krijosh një kompromis sepse formësimi i së ardhmes, projektimi i së ardhmes zakonisht kërkon një vullnet të përbashkët”, tha ai para audiencës.
“Sot nuk keni më ndarje mes asaj çka është sociale, politike, teknologjike, ekologjike – të gjitha janë të ndërthurura”, shtoi ai.
Scwhab tha se revolucioni i katërt industrial duhet të përdoret në të mirë të njerëzimit, duke iu referuar nismës së tij të Riformatimit të Madh për të deindustrializuar Perëndimin në emër të luftës kundër ndryshimeve klimatike.
“Ne menduam se është shumë e rëndësishme që të punojmë vërtet së bashku në nivel global për t'u siguruar që përdorim potencialin e revolucionit të katërt industrial për të mirën e njerëzimit, sepse edhe teknologjia ka disa gracka dhe mund të përdoret në dëm të njerëzimit”, tha ai.
“Mendoj se kjo që po bëjmë këtu është shumë e rëndësishme sepse mund të bashkëpunoni nëse përcaktoni interesat e përbashkëta që kemi dhe nëse u tregojmë të gjithë politikanëve se në fund të fundit, disa kompromise afatshkurtra janë në interesin afatgjatë të palëve të përfshira në to”.
Takimi i Narrativës së Madhe është një pikë kyçe e nismës së Narrativës së Madhe, një përpjekje bashkëpunuese e mendimtarëve kryesorë të botës për të krijuar perspektiva afatgjata dhe për të bashkëvepruar për një narrativë që mund të ndihmojë në krijimin e një vizioni më elastik, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm për të ardhmen kolektive.
Mendimtarët kryesorë nga një sërë vendesh dhe disiplinash – përfshirë futuristë, shkencëtarë dhe filozofë – do të kontribuojnë me ide të reja për të ardhmen. Reflektimet e tyre do të përmblidhen në librin “The Great Narrative”, që pritet të botohet në janar 2022.
Add new comment