Maqedonia në zi kombëtare

Postuar në 08 Gusht, 2016 11:07

Maqedonia është në zi pas fatkeqësisë natyrore të së premtes, ku nga përmbytjet humbën jetën 21 persona, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë. Ndërkohë Qeveria ka marrë vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës në rajonin e Shkupit dhe Tetovës për 15 ditë. Nga ana tjetër Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka vazhduar kërkimet në lagjet më të goditura të Shkupit, si Hasanbeg, Haracinë, Stajkovc e Smillkovc për gjetjen e personave të tjerë që konsiderohen akoma të zhdukur. Ekipet janë në terren për të pastruar dëmet e shkaktuara nga shirat e së premtes por dhe reshjet e fuqishme të natës së kaluar, të cilat rënduan edhe më shumë situatën. Ndërkohë është formuar edhe një komision I cili do të bëjë vlerësimin e dëmeve të pronave e mbjellave. Përmbytjet që goditën rëndë Shkupin lanë të vdekur 21 persona, prej të cilëve 20 janë identifikuar tashmë. Viktima më e re është një djalosh 2 vjeçar. Numri I të lënduarve arriti në 70, ndërsa 7 prej tyre akoma po mbahen për kurim në spitalet e qytetit . Numri më I madh I viktimave është shënuar në Hasanbeg, Stajkovcë, Smillkovë dhe Haraçinë. Të reshura të dendura ka pasur edhe në fshatrat e malësisë së Tetovës, më së shumti në Shipkovicë dhe Brodec. Rruga mes dy fshatrave mbetet e bllokuar nga balta, pemët dhe shkëmbinjtë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.