Ish-kryeministri i Katarit: Me Arabinë Saudite dhe bekimin e SHBA nisëm "revolucionin" në Siri
Lufta në Siri ka qenë e organizuar nga SHBA dhe rolet kyçe për revolucionin që do të rrëzonte Assadin, i kanë patur Katari me Arabinë Saudite. Kështu ka deklaruar sheiku nga Katari, Hamad Bin Jassim Al Thani. Ish-kryeministri i Katarit Al Thani në një intervistë ka deklaruar qartë se “revolcuoni” i 2011 u nis nga Katari dhe Arabia Saudite me direktivë të SHBA-së. Ai pohoi se vendi i tij ka nisur të furnizojë me armë dhe para rebelët kundra regjimist të Assad. “Shpërthimi i krizës në Siri nuk ishte një revolucion popullor siç tentohet të paraqitet, por një përplasje politike ndërkombëtare”, thotë Al Thani. “Nuk e kam thënë kurrë më parë: kur nisëm të ndërhyjmë në skenën e politikës siriane, ishim të sigurtë që Katari shumë shpejt do të merrte drejtimin e operacioneve, Por më pas situata ndryshoi. Monarkia saudite kërkoi të ndërhynte duke marrë ajo komandën. Kjo solli në një garë mes shteteve tona”, ka deklaruar Al Thani. Ndërhyrja e sauditëve dhe Katarit solli 400 mijë të vdekur, me lejen e Amerikës, dhe destabilizoi gjithë Lindjen e Mesme.

Add new comment