Al Thani
Ish-kryeministri i Katarit: Me Arabinë Saudite dhe bekimin e SHBA nisëm "revolucionin" në Siri
Lufta në Siri ka qenë e organizuar nga SHBA dhe rolet kyçe për revolucionin që do të rrëzonte Assadin, i kanë patur Katari me Arabinë Saudite. Kështu ka deklaruar sheiku nga Katari, Hamad Bin Jassim Al Thani. Ish-kryeministri i Katarit Al Thani në një intervistë ka deklaruar qartë se “revolcuoni” i 2011 u nis nga Katari dhe Arabia Saudite me direktivë të SHBA-së. Ai pohoi se vendi i tij ka nisur të furnizojë me armë dhe para rebelët kundra regjimist të Assad.
