Mjekësia ligjore, një itinerar i shkurtër
Foto 2 nga 15

1813 – Toksikologjia// Vrasja me helmim në të shkuarën ishte thuajse e pamundur për t’u zbuluar, sidomos nëse viktima eleminohej me arsenik(foto), pasi simtomat që jep arseniku, mund të ngatërrohen me ato të sëmundjeve të tjera. Vetëm në vitin 1813, mjeku francez Mathieu Orfila, argumentoi në një ese të gjatë kërkimet e tij mbi helmet dhe metodat e vëna në punë për të zbuluar gjurmët e tyre. Një pikë kthese për toksikologjinë ndodhi në vitin 1836, kur kimisti anglez James Marsh, ia doli të ideonte një metodë për të zbuluar helmimin me arsenik. Duke futur një copë lëkure të një viktime të arsenikut në një epruvetë me zink dhe acid, u kosntatua çlirimi i arsinës, gaz i përbërë nga arseniku dhe hidrogjeni
Comments
I pari shqiptar që është
I pari shqiptar që është diplomuar për mjekësi ligjore në Universitetin e Stambollit, rezulton se ka qenë Dr. Haki Mborja (1881 -1931). Ai, Haki Shemshedini (Mborja) është autor edhe i librit "Krimi dhe krimineli" i botuar në Stamboll në vitin 1904. Ka punuar si mjek pranë Bashkive të Manastirit dhe të Korçës.
Add new comment