Masturbimi, nga një akt natyral, në ndalimin për arsye biznesi
Masturbimi është cilësuar për shumë kohë një tabu. Është ndër ato akte që mbeten pjesa më e “ndrojtur “ e seksualitetit njerëzor. Historia e tij është e veçantë, ku shpesh është mplekur feja, moralizmi, apo edhe biznesi. Në fund fjalën e pati mjekësia, por edhe çlirimi nga kufijtë e një presioni që shkon kundër natyrales.
http://www.focus.it/scienze/salute/masturbazione-da-sapere?gimg=70543&gp...
Foto 6 nga 11

Fushata e vërtetë kundër masturbimit nisi në Angli në vitin 1712 për arsye biznesi. Një mjek, ndoshta John Marten, publikoi traktatin “Onania”, ku shpjegonte rreziqet e masturbimit duke sugjeruar edhe zgjidhje si duhan i aromatizuar, pluhur forcues etj.. Pra një mënyrë për të bërë para në emër të moralit. Në kohën e Iluminizmit marrëzia shkoi më tej: masturbimi ndalohej pasi ushqente instinktet dhe favorizonte jetën e vetmuar. Pa harruar harxhimin e energjive. Në foto: Një pajisje antimasturbim e periudhës viktoriane
Add new comment