Masturbimi, nga një akt natyral, në ndalimin për arsye biznesi
Masturbimi është cilësuar për shumë kohë një tabu. Është ndër ato akte që mbeten pjesa më e “ndrojtur “ e seksualitetit njerëzor. Historia e tij është e veçantë, ku shpesh është mplekur feja, moralizmi, apo edhe biznesi. Në fund fjalën e pati mjekësia, por edhe çlirimi nga kufijtë e një presioni që shkon kundër natyrales.
http://www.focus.it/scienze/salute/masturbazione-da-sapere?gimg=70543&gp...
Foto 5 nga 11

Në vitin 1760 doli në botim libri “L’onanisme” i mjekut zviceran Samuel Tissot, traktati i parë “shkencor” ku renditeshin dëmet e shkaktuara nga masturbimi. Sipas këtij traktati, nga masturbimi shkaktohej verbimi sepse ejakulimi çonte në humbjen e zinkut, oligoelementi që mbronte sytë nga drita. Po kështu autoerotizmi shkaktonte dobësi pasi me farën humbiste energjia jetësore e meqenëse orgazma ishte e ngjashme me një krizë epileptike, besohej se masturbimi shkaktonte epilepsi
Add new comment