Në luftën e Kosovës janë vrarë 13 mijë e 549 persona

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 14:04

Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë 13 mijë e 549 persona, pjesa më e madhe e tyre civilë, kurse 24 përqind prej tyre pjesëtarë të formacionit të armatosur. Sipas gazetws “Express” prej këtyre viktimave 1 mijë e 400 ishin nën moshën 18 vjeçare. Këto të dhëna u bënë publike me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut,ku koalicioni “Komra” ka prezantuar rezultatet e hulumtimit të viktimave dhe rrethanave të vdekjes të së paku 130 mijë njerëzve të vrarë e të zhdukur në luftërat në territorin e dikurshëm të ish Jugosllavisë si dhe kampet e përqendrimit dhe objektet tjera të robërimit në të cilat dhjetëra mijëra njerëz janë mbajtur në kundërshtim me arsyet që i përcakton e drejta ndërkombëtare humanitare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.