E majta rigjen unitetin: “Ky është buxhet shumë i mirë”
E majta në pushtet ka rigjetur unitetin, atë që e ka vuajtur pas zgjedhjeve lokale të këtij viti. Pika e dakordësisë është projektbuxheti 2016, për të cilin kryetari i Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi, ka folur edhe në një intervistë për “Vizion Plus”. “N.q.s Shqipëria ne 2013 e kishte rritjen ekonomike 1% ky buxhet parashikon që në 2016 të jetë 3.4%. Të njëjtën gjë do thoja që ky buxhet i thotë stop rritjes së borxhit të Shqipërisë. Për herë të parë borxhi jo vetëm që nuk rritet, por për herë të parë borxhi ulet. Ky buxhet jo vetëm që s’i rrit taksat ndaj taksapaguesve shqiptarë, por pas luftës që po i bëhet nga qeveria informalitetit në ekonomi, në këtë buxhet parashikohen taksa të ulura”, tha Ruçi.

Add new comment