Rrëzohet 'piramida' me 150 nxënës, dëmtohen disa fëmijë
Në një shkollë fillore në Osaka të Japonisë, janë zhvilluar një varg aktivitetesh sportive, mes të cilave edhe formimi i piramidës njerëzore. 150 nxënës u vendosën sipër njëri tjetrit duke formuar një piramidë, por njëri prej tyre ka humbur ekuilibrin duke bërë që piramida të shembet. Disa fëmijë u dërguan në spital, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ishte në rrezik për jetën.
Add new comment