Foto-lajm/ Rama në kafe me drejtoreshën e Tatimeve: Merrni kuponin tatimor

Postuar në 02 Shtator, 2015 09:38

Një ditë pasi ka lançuar nisjen e operacionit kunder informalitetit, Kryeministri Edi Rama ka zbritur në terren. Foto është publikuar nga “Balkanweb” dhe “Panorama.online”. Rama është parë se bashku me drejtoreshën e Tatimeve Brisida Shehaj teksa konsumonin një kafe se bashku. Rama dhe Shehaj konsumuan një kafe në zonën e ish­Bllokut në kryeqytet, nga ku Rama përsëriti atë që tha edhe dje. Sipas tij, “marrja e kuponit tatimor nga qytetarët është një detyrim patriotik”. “Merrni kuponin tatimor sepse shqiptarët, nga konsumimi i 1 milion kafeve, humbin 61 milionë dollarë”, tha Rama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.