Politikë

VMRO-DPMNE fiton zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale

Postuar në 08 Maj, 2024 23:21

Koalicioni “Maqedonia jote - VMRO-DPMNE” është fitues i zgjedhjeve të dyfishta në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa procesi i numërimit është drejt fundit, Maqedonia jote - VMRO-DPMNE ka siguruar 42.07 për qind, ndërsa Koalicioni për të Ardhmen Evropiane - LSDM ka 14.36 për qind.

Maqedonia e Veriut mbajti sot zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, në të cilat të drejtë vote kishin 1.8 milion qytetarë.

Kandidatja e partisë opozitare, Gordana Silanovska-Davkova, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale (65%), ndërsa rivali i tij, Stevo Pendarovski (30%), pranoi humbjen.

Ambasada amerikane dhe Saliu në Dritaren e reformave

Postuar në 08 Maj, 2024 17:40

Në mbledhjen e tij melodramatike të Grupit Parlamentar, kryeministri Edi Rama, njëherazi njeriu me çdo detyrë shtetërore në këtë vend, ka njoftuar edhe një rezolutë për luftën kundërkorrupsionit. Pas rezolutës premtohet një komision për ndërhyrje të mëtejshme për sistemin e drejtësisë që presupozon amendime dhe ligje për të përmirësuar punën e deritanishme.

“Nuk pranojmë asociacionin si kusht të ri për anëtarësimin në KiE”

Postuar në 08 Maj, 2024 17:08

Kosova nuk pranon që anëtarësimi në Këshillin e Evropës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kryeministri Albin Kurti e konsideron absurde kërkesën e Francës dhe të Gjermanisë që të dërgohet për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese drafstatuti i Bashkimit Evropian për Asociacionin, si kusht për anëtarësim në KiE.

Kurti thotë se votimi në Asamblenë Parlamentare të KiE-së në prill ka provuar se Kosova i ka përmbushur kushtet dhe një kusht i ri cenon standardet e anëtarësimit.

KE: Mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të bëhen pengesë për anëtarësimin në BE

Postuar në 07 Maj, 2024 18:20

Komisioni Evropian përsërit qëndrimin se mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të vonojnë procesin e anëtarësimit.

Duke iu referuar mosmarrëveshjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe Shqipërisë dhe Greqisë, zëdhënësja e Komisionit, Ana Pisonero, tha se ato nuk kanë pse bëhen pengesë për integrimin e dy vendeve.

Gjeni avokat përballë SPAK! A do të dëshmojë kush kundër kryeministrit?

Postuar në 07 Maj, 2024 15:36

Në një takim të sotshëm, të hapur me drejtuesit e qarqeve të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, ka bërë të qartë se raporti i ri i zyrtarëve të saj apo qeverisë me hetimet penale do të duhet të ndërmjetësohet nga Avokati.

Gjeni avokat

tha z. Rama ndër të tjera duke bërë të qartë se askush nuk duhet të pretendojë që PS-ja të futet në betejë për mbrojtjen e dikujt prej njerëzve të saj.

Kush garon përballë kreut të Partisë së "Punës"?

Postuar në 04 Maj, 2024 14:14

Kryeministri Edi Rama është shfaqur i lumtur sot në Vlorë, bashkë me Mandin, një “demokrat i socializuar”. Me vizionin: Të gjithë shqiptarët për Partinë e Punës, z. Rama ka vënë në dukje se demokratët e socializuar kanë lënë iluzionet e i janë drejtuar punës. Pra partisë së punëve që ai drejton.

Me kreun faktik të opozitës kryesore në Dritare, me bashkëpunëtorin e tij, Ilir Meta që i ka thënë mirupafshim Arsyes, z. Rama hyn në fushatën e re ashtu siç edhe ia ka ënda: pa asnjë kundërshtar real.

Guberna e SPAK-ut

Postuar në 03 Maj, 2024 17:13

Raportohet se Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko po udhëton drejt SPAK-ut për çështjen e mikrokredive. Në SPAK është edhe presidenti i Republikës, ndonëse e mohon, në SPAK ministra e ish-ministra, në SPAK Zdromsi i Tiranës.

Dhe të mendosh që sistemi korrupton njeriun, ndërkohë që në 11 vjet ne e ndryshuam sistemin, e rilindëm vendin dhe bëmë shtet. Kush i shtyu këta në gabime të tilla?

Drejt urdhër-arrestit ndërkombëtar për Netanjahun. Për çfarë i përdorte raketat Izraeli?

Postuar në 03 Maj, 2024 15:34

Media të ndryshme raportojnë se tashmë urdhër arresti ndërkombëtar për kryeministrin izraelit Beniamin Netanjahu dhe anëtarë të kabinetit të luftës është çështje kohe. BBC-ja raporton madje se në TelAviv janë vënë në alarm nga ky lajm që duhet ende të konfirmohet, pasi kjo do të shënonte ngritjen e akuzës ndërkombëtare për krime lufte nga Izraeli në Gaza.

Ministri që të shkul veshët

Postuar në 02 Maj, 2024 21:16

Deputeti Agron Shehaj është përplasur gjatë seancës së sotme me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për shkak të Amnistisë Penale, të miratuar disa javë më parë.

Kërkesës së Shehajt për dorëheqjen e Manjës, ky i fundit iu përgjigj me një kërcënim. Përgjigjja e Manjës nuk dëgjohet për shkak të mikrofonit të mbyllur, ajo reflektohet në replikën e Shehajt.

Albin Kurti i jep çmim Ali Ahmetit dhe çon Edi Ramën në Bashkinë e Tiranës

Postuar në 02 Maj, 2024 15:53

Edi Rama është shfaqur sot në Bashkinë e Tiranës për të marrë rolin e dollibashit në dhënien e një çmimi për Ali Ahmetin. Çmimi është dhënë nga Erjon Veliaj, kalon si çmim për të cilin është menduar gjatë gjithë këshilli dhe ceremonia merr vëmendjen maksimale nga kryeministri bashkë me një shpurë shtetarësh qesharakë të tranzicionit që luajnë dekorin e përjetshëm.

Vetëm Ali Ahmeti mund të më sillte sërish në Bashkinë e Tiranës

Pages

Subscribe to RSS - Politikë