VMRO-DPMNE fiton zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale

Postuar në 08 Maj, 2024 23:21

Koalicioni “Maqedonia jote - VMRO-DPMNE” është fitues i zgjedhjeve të dyfishta në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa procesi i numërimit është drejt fundit, Maqedonia jote - VMRO-DPMNE ka siguruar 42.07 për qind, ndërsa Koalicioni për të Ardhmen Evropiane - LSDM ka 14.36 për qind.

Maqedonia e Veriut mbajti sot zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, në të cilat të drejtë vote kishin 1.8 milion qytetarë.

Kandidatja e partisë opozitare, Gordana Silanovska-Davkova, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale (65%), ndërsa rivali i tij, Stevo Pendarovski (30%), pranoi humbjen.

Në zgjedhjet parlamentare, si subjekte politike, VMRO udhëheq e me rreth 40 për qind të votave.

Ajo ndiqet nga Fronti Evropian që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) me rreth 17 për qind të votave, ndërsa në vend të tretë radhitet koalicioni i opozitës shqiptare VLEN, i cili ka fituar mbi 14 për qind të votave.

Koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Social Demokrate, që aktualisht është në pushtet, radhitet në vendin e katërt.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 53.15 për qind. Në garë ishin 17 parti dhe koalicione të cilat garonin për deputetë të Parlamentit të ri me 120 vende.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.