zogu

Përkujtohen Zogu dhe Rifat Hoxha për shpëtimin e hebrejve

Postuar në 27 Janar, 2017 21:10

Një ekspozitë në New York nga një grup i quajtur "Unë jam mbrojtësi yt" ka kujtuar figura të botës myslimane që dhanë ndihmesë pë hebrejtë që i ikinin persekutimit nazist. Mes tyre figuron edhe Zogu me Rifa Hoxhën si dhe familja Pilkus. 

http://time.com/4651298/holocaust-memorial-day-muslims-jews/?xid=time_so...

 

“Intermexo” - Mbreti Zog një ditë pas pushtimit

Postuar në 08 Prill, 2016 21:53

Për 7 prillin pushtimin e Shqipërisë nga Italia, është folur dhe është shkruar aq shumë sa na i kanë dhënë të plotë tablonë e kësaj ngjarjeje të rrëndësishme të historisë. Arkiva të ndryshme, dokumentarë, fotografi, filmime dhe dokumentacione të kohës, analiza, vlerësime, kritika, intervista,  gazeta, e mjaft të tjera,  kanë dhënë kontributin e tyre të paktë në aspektin historik të gjarjes.

Autobiografia e Mehmet Shehut: Planet për akte terroriste kundër Zogut dhe pendesa për ekzekutimet e urdhëruara nga Dushan Mugosha

Postuar në 04 Janar, 2016 09:32

Mehmet Shehu, njeriu i hekurt i Partisë së Punës i ardhur nga radhët e luftës dhe krahu i djathtë i Enver Hoxhës deri në vitet ’80 ka dokumentuar veprimtarinë e tij politike dhe luftarake në një autobiografi që sheh dritën e publikimit dhe që tregon një anë tjetër të ish-heroit të luftës së Spanjës që nga koha kur ai nisi të aktivizohej me grupet komuniste. Shehu tregon antizogizmin e tij dhe idetë për të kryer akte terroriste kundër mbretit. Më tej ai sqaron edhe marrëdhëniet brenda elementëve komunistë gjatë luftës dhe raportet me Jugosllavinë e Titos.

Ndoshta PD-ja duhet të dalë me qëndrim zyrtar: A e njeh Zogun ende mbret të Shqiptarëve?

Postuar në 08 Tetor, 2015 18:53

Sot Partia Demokratike shpërndan një njoftim për pjesëmarrjen e kryetarit të saj, Lulzim Basha, në ceremoninë familjare të përkujtimit të ditës së lindjes Ahmed Zogut, monarku i Shqipërisë, në periudhën 1928 – 1939. Zogu është një figurë historike e cila është në shqyrtim e sipër, për të është hedhur shumë baltë dhe puna për nxjerrjen në kontesktin e objektivitetit është ende e madhe. Mirëpo kjo vlen fillimisht për historianët, e mandej për politikën, e cila të paktën aspektin formal e ka për detyrë ta ruajë.

Dossier: Banka Serbo-Shqiptare në Shqipëri (1925-1927)

Postuar në 28 Shtator, 2015 02:37

Materiali i mëposhtëm, me autor Saša Mišić, i Universitetit të Beogradit, është një punim i përmbledhur dhe i dokumentuar i përpjekjeve të Mbretërisë Serbo-Kroate –Sllovene për të depërtuar në ekonominë shqiptare. Banka Serbo-Shqiptare u ideua me synimin e një Banke Kombëtare, që do të emetonte kartëmonedha. Siç mund të lexohet, punimi ka interes për të kuptuar si negociohej, për të vlerësuar deri diku tezat e historiografisë shqiptare në këtë drejtim, si dhe për të parë praktikën ligjore të një veprimtarie të shumëpërfolur edhe sot: konçesionet.

Ahmet Zogu i Blendi Fevziut dhe i Kristo Frashërit

Postuar në 20 Shtator, 2015 15:33

Gjatë vitit 2015 u botuan dy biografi të Ahmet Zogut. Duket se kjo figurë politike vazhdon të tërheqë vëmendjen e shqiptarëve, madje më shumë se më parë. Njëra biografi u shkrua nga gazetari Blendi Fevziu dhe tjetra nga historiani Kristo Frashëri.

Subscribe to RSS - zogu