Ndoshta PD-ja duhet të dalë me qëndrim zyrtar: A e njeh Zogun ende mbret të Shqiptarëve?

Postuar në 08 Tetor, 2015 18:53

Sot Partia Demokratike shpërndan një njoftim për pjesëmarrjen e kryetarit të saj, Lulzim Basha, në ceremoninë familjare të përkujtimit të ditës së lindjes Ahmed Zogut, monarku i Shqipërisë, në periudhën 1928 – 1939. Zogu është një figurë historike e cila është në shqyrtim e sipër, për të është hedhur shumë baltë dhe puna për nxjerrjen në kontesktin e objektivitetit është ende e madhe. Mirëpo kjo vlen fillimisht për historianët, e mandej për politikën, e cila të paktën aspektin formal e ka për detyrë ta ruajë. Por ja se çfarë ka thënë sot Lulzim Bashan ë ceremoninë e rastit: “Përkujtimi sot i ditëlindjes së lartëmadhërisë së tij, Mbretit Zog është një rast fatlum për të kujtuar se sakrifica dhe vepra për kombin nuk vdes kurrë, nuk shuhet kurrë, e nuk zhbëhet, as nga intrigat e vogla, as nga persekutimet e mëdha, si ato dhjetëra vjeçare që mbarti mbi shpinë Mbreti i Shqiptarëve Zogu i Parë dhe familja e tij, nga regjimi komunist. Mbreti Zog ka hyrë në historinë tonë kombëtare dhe në historinë botërore si reformatori i madh, njeriu që hodhi themelet e shtetit shqiptar e që qëndroi me një kurajo të madhe para tallazeve të kohrave më të vështira të shekullit XX-të, të tallazeve të fashizmit dhe të komunizmit. E bëri këtë sepse në shpirtin e tij vlonte pasioni i pashuar për ti shërbyer trojeve arbërore, shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ndaj përkulem sot me nderimin më të madh para Mbretit Zog dhe veprës së tij të pashueshme! Nderim përjetë Zogut të Parë, Mbretit të Shqiptarëve!”, tha Basha. Ahmed Zogu nuk është mbret i Shqiptarëve. Ai mund të jetë mbret i Lulzim Bashës, që edhe si i tillë, përulet fillimisht diku tjetër. Llogjika dhe respekti për figurën e do, që nëse PD-ja mendon se Ahmed Zogu do trajtuar si Mbret, atëherë të dalë me një qëndrim politik për këtë, pasi nuk ka pse të bëjë insinuate elektorale të kësaj natyre. Edhe kur këto i bën Lulzim Basha që pakkush e merr seriozisht në këtë vend.     

 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.