vetoja

Qeveria shqiptare nuk ka zgjidhje për "veton" hollandeze

Postuar në 02 Nëntor, 2020 12:25

Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ball aka zhvlerësuar sot një votë kundër të Hollandës për integrimin e Shqipërisë. Z. Balla ka strehuar argumentimin e tij tek aspekti teknik i procesit, që është vendimi i Komisionit Europian.

Hapja e negociatave me BE rrezikohet nga vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut

Postuar në 22 Tetor, 2020 13:52

Bullgaria ka kërcënuar me veto hapjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nëse Shkupi zyrtar nuk merr parasysh shqetësimet saj për gjuhën dhe historinë. Problemi në fjalë është serioz sepse përfaqëson një aspekt ballkanik për një proces që presupozohet se do të mënjanojë apo zgjidhë ato. Për procesin e negociatave, së fundmi, Gjermania në cilësinë e drejtueses së KE-së, do të prezantojë të ashtuquajturin “Pozicion të Përgjithshëm të Dakordësuar të BE-së”, që do të shenjojë hapjen formale të negoiatave.

Vetoja e parë ndaj Ballkanit Perëndimor: Kroacia bllokon Serbinë. Vuçic: “Kemi qenë të duruar. Do flasim ndryshe këtej e tutje”

Postuar në 13 Dhjetor, 2016 10:39

Marrëdhëniet dypalëshe serbo-kroate kanë gjetur shprehje edhe në qëndrimin e Zagrebit ndaj procesit të integrimit të Serbisë. Kroacia ka vënë veton për hapjen e kapitulli 26 në negociatat e anëtarësimit mes Serbisë dhe Bashkimit Europian. Për këtë arsye, kryeministri serb, Alexander Vuçiç, ka bërë të ditur se ai nuk do të marrë pjesë në konferencën ndërqeveritare mes Serbisë dhe BE-së në Bruksel. Kjo ndonëse përfaqësuesja për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme, Federica Mogherini ka negociuar heqjen e vetos nga kroatët.

Subscribe to RSS - vetoja