Hapja e negociatave me BE rrezikohet nga vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut

Postuar në 22 Tetor, 2020 13:52

Bullgaria ka kërcënuar me veto hapjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nëse Shkupi zyrtar nuk merr parasysh shqetësimet saj për gjuhën dhe historinë. Problemi në fjalë është serioz sepse përfaqëson një aspekt ballkanik për një proces që presupozohet se do të mënjanojë apo zgjidhë ato. Për procesin e negociatave, së fundmi, Gjermania në cilësinë e drejtueses së KE-së, do të prezantojë të ashtuquajturin “Pozicion të Përgjithshëm të Dakordësuar të BE-së”, që do të shenjojë hapjen formale të negoiatave.

Mendohet se akti formal të firmoset më 10 nëntor, por qëndrimi i Bullgarisë mund të sjellë një shtyrje në këtë kuadër. Këto javë Bullgaria ka shpërndarë dokumente ku shpjegon pozicionin e vet mes të cilave edhe një dokument ku thuhet se:

Bullgaria nuk mund të pranojë procesin e ndërtimit të një shteti-komb në Republikën e Maqedonisë së Veriut që udhëhiqet nga rishikimi i letërsisë sonë, mohimi i rrënjëve të përbashkëta etnike dhe gjuhësore apo nga shpalljet e pabazuar të ekzistencës së një “minoriteti maqedonas” në Bullgari

Në këtë kuadër Bullgaria po vë veton për strukturën e vetë shoqërisë maqedonase dhe sesa implikon një gjë e tillë kjo mund të shihet edhe nga reagimi i shoqatës së maqedonasve të Shqiëprisë ndaj vizitës së Gent Cakajt në Bullgari.

Një tjetër aspekt që lind këtu është se çfarë do të bëjë Shqipëria në rast të një bllokimi të tillë. Një vit më parë Tirana zyrtare refuzoi që Maqedonia e Veriut të ndahej si rast nga Shqipëria në raport me hapjen e negociatave, ndonëse Shkupi e kërkoi një gjë të tillë.  Do të ishte ironike dhe fare e pafytyrë nëse Shqipëria do të nxitonte ta bënte një gjë të tillë sot, por këto janë cilësi të natyrshme të politikës së saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.