valdrin pjetri

Partizanët e shekullit të 21-të

Postuar në 13 Gusht, 2019 16:42

 

Edhe Vladrin Pjetri rezultoi me probleme me drejtësinë. Dhe të imagjinosh që në krahasim me fytyrë vrerosurit e parë të dekriminalizimit ishte ku e ku më karizmatik. Kishte mësuar të qeshte në publik, kriter elementar ky në politikë. 

Prej gjashtë vjetësh tashmë shqiptarët u mësuan të qeverisen nga njerëz që kanë dosje penale të pasur, brenda të cilave gjallojnë fletë me akuza dhe dënime gjithfarëshe: vrasje, vjedhje, përdhunim, trafik droge. Sidomos trafik droge.

Lëvizje edhe në hipoteka. Informacione jozyrtare për largimin nga detyra të Kryeregjistruesit

Postuar në 27 Mars, 2019 12:27

Valdin Pjetri, Kryeregjistrues i Republikës është larguar sot nga detyra. Lajmi nuk konfirmohet ende zyrtarisht, por burime pranë Kryeministrisë i thanë ResPublica se Pjetri mendohet të emërohet Prefekt në Shkodër.

Ndërkohë sipas të njëjtave burime thuhet se është larguar nga detyra edhe drejtuesi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë.

“Kadastra”, kryregjistruesi: Do sistemohen hartat e gabuara

Postuar në 14 Shkurt, 2019 14:43

Shkrirja e tre agjencive në një të vetme, konkretisht ajo e ALUIZNI-t, Hipotekës dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, dhe projektligji i kadastrës kanë hasur në kontestimin e opozitës dhe presidentit Ilir Meta, me argumentin se do të shkaktonte një kaos me pronësinë, për shkak të hartës së re dixhitale. Por për kryeregjistruesin Valdin Pjetri, hartat e reja nuk do të krijojnë probleme pronësie, pasi bëhet fjalë për sistemim të hartave të vjetra. Po ashtu, Pjetri theksoi se shqetësim kryesor në Shqipëri është mosregjistrimi fillestar i 10% të pronave. 

Teatri Kombëtar, "mungon" pronari për 4000m2

Postuar në 16 Korrik, 2018 17:42

Mbledhja e kësaj të hëne në komisionin e medias nuk ka sqaruar asgjë në lidhje me debatin e teatrit kombëtarë. Deputetët e opozitës kërkuan që të dinin pronarët kufizues me pronën e teatrit kombëtarë por interesit të tyre nuk iu përgjigj kryeregjistruesi Valdin Pjetri

Subscribe to RSS - valdrin pjetri