Teatri Kombëtar, "mungon" pronari për 4000m2

Postuar në 16 Korrik, 2018 17:42

Mbledhja e kësaj të hëne në komisionin e medias nuk ka sqaruar asgjë në lidhje me debatin e teatrit kombëtarë. Deputetët e opozitës kërkuan që të dinin pronarët kufizues me pronën e teatrit kombëtarë por interesit të tyre nuk iu përgjigj kryeregjistruesi Valdin Pjetri

Në lidhje me këtë pikë zqarojmë se Zyra qendrore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme mund të paraqes informacion vetëm për pasurinë me pronar shtet ose pasuri që ka në zotërim pusheti vendor ose qendror. Sa i përket pasurive private informacioni është i garantuar me ligj dhe jepet vetëm me kërkes e pronarit ose të institucionit të ngarkuar me ligj

tha Pjetri. 

Citimet që ju bëni në ligj nuk janë të sakta sepse nuk i referohet fare informacionit që kërkohet. Ne jemi deputet të Kuvendit të Shqipërisë dhe jemi të ngarkuar me përgjegjësi për të bërë transparent dhe po bazohemi në një ligj specifik i cili është miratuar me votat e mazhorancës në datën 5 korrik. Pra të dhënat që neve po i kërkojmë po i kërkojmë në baz të këtij ligji, sepse në baz të ligjit do ketë ndërveprime, tjetërsime të pronës publike

deklaroi Vokshi.

Ndërkohë pronës së teatrit kombëtarë i mungon rreth 4 mijë metër2. Sipas dokumentacionit të ven në dispozicion nga krye regjistruesi rezulton se aktualisht në emër të teatrit kombëtar është 5522m2 dhe 1126 m ndërtesë. Ndërkohë republika e Italisë 1938 ka blerë 10625 m2. Por edhe për këtë nuk pati një përgjigje

Kryeregjistrusi sot refuzoi që ti përgjigjet pyetjeve nëse ndër vite pasuria e teatrit ka pësuar ndryshime dhe kur

theksoi Vokshi.    

Ndërkohë pasi nuk morën përgjigjet opozita mbylli komisionin.

Më von në një deklaratë për mediat deputetja e PD-së Albana Vokshi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar për të mos dhën informacion

Me urdhër të Edi Ramën, ZRPP sot refuzoi të japë informacion se kush janë pronarët kufitarë dhe sa sipërfaqe ka secili prej tyre. Refuzoi të jepte informacion, nëse vërtetohej se nëse Fusha ishte vërtetë pronar kufitar ashtu sikurse Edi Rama dhe Erjon Veliaj pretendon

tha Vokshi.

Ndërkohë Kryeregjistruesit  Valdrin Pjetri iu la kohë që të plotësojë përgjigjet e pyetjeve të opozitës. Ndërkohë këtë herë do të dorëzojë disa pyetje edhe maxhoranca.

TemaTv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.