Valdrin Pjetrin e zgjodhi Edi Rama. Bushati: Listat e kandidatëve të jenë të hapura

Postuar në 05 Shtator, 2019 19:32

Kush e caktoi Valdrin Pjetrin kandidat për Bashkinë e Shkodrës? Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtë, ish-përgjegjës qarku i Partisë Socialiste dhe anëtar kryesie i kësaj të fundit thotë se atë e ka caktuar Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe kryetar partie. Sigurisht që z. Bushati nuk shprehet në ligjëratë të drejtë, pasi kjo formë nuk njihet në kulturën e socialistëve, por lë të kuptohet qartë se baza e PS-së në Shkodër nuk është pyetur. Me këtë rast, z. Bushati ka marrë gjithësesi një risk mbi vete teksa ka propozuar që listat e kandidatëve të jenë të hapura, një goditje kjo jo e vogël për natyrën e pushtetit të z. Rama.

...eksperienca e Shkodrës, më shtyn të mendoj që ne duhet të fillojmë të veprojmë seriozisht me një mentalitet të ri perëndimor, 30 vjet pas shembjes së regjimit komunist, duke krijuar garë të vërtetë brenda nesh, duke krijuar rregulla loje që duhet të respektuar brenda nesh, një sistem merite dhe vlere, modele frymëzuese.

Duke i dhënë mundësi kësisoj, jo vetëm bazës së partisë, por edhe komuniteteve për ta thënë fjalën e tyre, qoftë për kandidatët për deputetë, qoftë për kandidatët për këshillin bashkiak, qoftë për kandidatët për kryetar bashkie, kryetar partie apo kryetar organizatash në një fazë të hershme të këtij procesi. Besoj fuqimisht që gara e shëndetshme brenda familjeve politike do të stimulojë gjithashtu dhe garën në jetën ekonomike të vendit

është shprehur Bushati në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Për Pjetrin, z. Rama nxitoi të kërkonte falje, zakon i njohur ky që të kujton autokritikën, por pa shtuar ndonjë gjë sesi PS-ja do të shmangë gabime të tilla në të ardhmen. Mesa duket z. Bushati ka gjetur nevojën e reformimit dhe të garës si kalë beteje në atë që duket përballje për kryesimin e një partie të kriminalizuar në kokë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.