udhezimi

Udhëzimi për kalimin e të drejtës së pronës, përjashtohet trashëgimia. Nuk ka regjistrim në hipotekë pa pagesën e tatimit 15%

Postuar në 04 Shtator, 2018 13:51

Në datën 30 korrik, Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave kanë miratuar një Udhëzim të përbashkët që përcakton detyrimet tatimore që rrjedhin nga kalimi i të drejtës së pronësisë. Sipas këtij akti, tatimi për çdo kalim do të jetë 15% të fitimit që realizohet nga diferenca pozitive mes vlerës së shitjes dhe asaj të blerjes. Udhëzimi po ashtu sanksionon se pronat e paluajtshme që i nënshtrohen procedurave të kalimit të së drejtës, qofshin këto tokë bujqësore, truall apo ndërtesë, nuk do të regjistrohen nga hipotekat nëse nuk kryhet pagesa në fjalë. Pika 2 e Udhëzimit ka rëndësi:

Ministrat teknikë, operativë që ditët e para. Dyfishohen tarifat e përmbarimit

Postuar në 04 Gusht, 2017 15:36

Ministria e Financave dhe ajo e Drejtësisë, nën drejtimin e ministrave teknikë të PD-së, kanë vendosur dyfishimin e tarifave të përmbarimit. Sipas Top-Channel që raporton për udhëzimin në fjalë, bankat kanë reaguar duke e cilësuar atë si abuziv dhe motivuar nga interesa të dyshimta.

PD në kërkim të kandidatëve nga bota akademike

Postuar në 23 Janar, 2017 10:41

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, përmes një udhëzimi u ka kërkuar kryetarëve të degëve dhe anëtarësisë së PD-së të konsultohen me përfaqësues të botës akademike dhe përfaqësues të ish-të përndjekurve për propozimin e kandidaturave për deputetë.

Test i përgjithshëm në arsimin fillor “vetëm për nxënësit kalues”. A po mendohet ulja e kohës për arsimin e detyrueshëm?

Postuar në 19 Prill, 2016 15:31

“Birn” raporton në një shkrim të sotshëm(http://www.reporter.al/testi-i-ri-per-klasat-e-pesta-i-gjen-shkollat-te-...) për një udhëzim të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, i datës 11 prill, i cili urdhëron zhvillimin e një testimi për “arritjet e nxënesve të klasave të 5-ta”. Testimi do të zhvillohet më 23 maj 2016 dhe krahas udhëzimit ministrja “ka nënshkruar miratimin e rregullores “Për organizimin dhe zhvillimin e vlerësimit të arritjeve të nxënësve të klasës së pestë të arsimit fillor 2016””.

TVSH me udhëzim nga Drejtoria e Tatimeve?

Postuar në 27 Mars, 2016 16:23

Ulja e normave të interesit për depozitat në euro apo në lekë, ka orientuar një pjesë të qytetarëve drejt investimit në depozita ari. “Vizion Plus” ka marrë një prononcim nga një zyrtar i një banke të nivelit të dytë në Shqipëri që sqaron praktikën e re, e cila lidhet me rritjen e çmimit të arit në bursa. Deri këtu nuk ka ndonjë gjë të pazakonshme. Mirëpo i njëjti zyrtar shton se me rritjen e fluksit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nxjerrë një udhëzim të posaçëm që u ngarkon bankave TVSH për importin e arit.

Në spitale ka mungesa mjekësh, Beqaj firmos shkarkime sipas metrave katrorë (Udhëzimi)

Postuar në 05 Shkurt, 2016 09:42

Një urdhër që mban firmën e ministrit Ilir Beqaj paralajmëron një furtunë shkarkimesh në spitalet e vendit. Udhëzimi nr 13 i datës 15 janar 2016 për zbatimin e strukturës së shërbimit spitalor, miratuar nga nga ky dikaster, parashikon rikstrukturim të ketij sherbimi në të gjithë vendin.

Marrëzia e një udhëzimi - 37 milionë euro penalitete për 100 tonë sheqer pa faturë!

Postuar në 01 Dhjetor, 2015 14:23

Ministria e Financave po përgatit udhëzimin “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 24 DATË 02.09.2008 “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” I NDRYSHUAR, i cili do të shërbejë si bazë për zbatimin e ndryshimit të ligjit të procedurave, që hyri në fuqi në 12 nëntor dhe që parashikon ashpërsim të ndjeshëm të gjobave dhe penaliteteve ndaj bizneseve me shkelje.

Subscribe to RSS - udhezimi